Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Rihapet seksioni i shkarkimeve

Duke filluar nga dita e sotme, rivihet në dispozicion një hapësirë nga ku mund të shkarkohen programe apo aplikativë të ndryshëm, dokumentë, udhëzues, etj.
Dhe jo vetëm kaq: tashmë, përdoruesit e regjistruar, mund të ngarkojnë files e konsideruar me interes për komunitetin. Për të shmangur keqpërdorimet, hyrja (në të dy seksionet, Publik dhe Privat) është e mbrojtur me fjalëkalim.
Informacione të tjera, në këtë adresë.

laurenti's picture

Microsoft futet në Formula 1

Ok, ky lajm po përfshihet qëllimisht në kategorinë "Kuriozitete", pasi nuk gjeta një përcaktim më të përshtatshëm!Është tashmë zyrtare (mbas përfundimit të mbledhjes së FIA, mbajtur dje në Place de la Concorde në Paris): një nga masat e marra për të ngadalsuar "tekvendshet" (përveç zgjedhjes së Bridgestone si furnizues i vetëm i gomeve) e formula 1 është zgjedhja e Microsoft Mes e Bill Gates si furnizues i ri i centralinave elektronike të kontrollit (Ecu). Pra, duke filluar nga 2008, jashtë Magneti Marelli (Ferrari, Red Bull, Toro Rosso, Renault dhe Midland) e Bosch, e brenda Microsoft Mes (eksperienca në këtë fushë = 0 ).

laurenti's picture

Lëshohet GTK+ 2.10

GTK+ është një instrument për plataforma të ndryshme i përdorshëm për krijimin e interfaqeve grafike të përdorimit. Me anë të vënies në dispozicion të një serie të plotë veglash, GTK+ mund të përdoret si për krijimin e aplikativëve të thjeshtë ashtu dhe për krijim grupesh të plotë aplikativësh. GTK+ 2.10.0 mund të shkarkohet menjëherë tek:

laurenti's picture

Inkscape 0.44

Inkscape njofton mbi vënien në dispozicion të versionit 0.44 të programit të tyre për grafikë vektoriale. Inkscape 0.44 shton shumë karakteristika të reja, është më i shpejtë dhe më i thjeshtë në përdorim, suport akoma më të mirë të SVG dhe, aktualisht është përkthyer në 17 gjuhë (shqipja mungon).Ja disa nga karakteristikat (shkëputur nga faqja me shënimet e lëshimit):

  • Layers dialog
  • Outline mode, many performance improvements
  • Native PDF export with transparency
laurenti's picture

Firefox 3.0 nuk do të suportojë Windows 9X/ME

Mesa duket, Firefox 3 (që sipas Mozilla Foundation duhet të lëshohet në vitin 2007), nuk do të suportojë versionet Windows 9X dhe ME.Ky vendim nuk kënaq apo vë dakort të gjithë: në fakt janë të shumtë ata që kërkojnë me forcë ndërprerjen e suportit për këto sisteme duke filluar që nga korriku i këtij viti(2006), muaji që korrispondon me ndërprerjen e afrimit të suportit për këto versione nga vetë Microsoft. Kush dëshiron të ndjekë diskutimet, le të vizitojë

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS