You are here

Microsoft futet në Formula 1

laurenti's picture

Ok, ky lajm po përfshihet qëllimisht në kategorinë "Kuriozitete", pasi nuk gjeta një përcaktim më të përshtatshëm!Është tashmë zyrtare (mbas përfundimit të mbledhjes së FIA, mbajtur dje në Place de la Concorde në Paris): një nga masat e marra për të ngadalsuar "tekvendshet" (përveç zgjedhjes së Bridgestone si furnizues i vetëm i gomeve) e formula 1 është zgjedhja e Microsoft Mes e Bill Gates si furnizues i ri i centralinave elektronike të kontrollit (Ecu). Pra, duke filluar nga 2008, jashtë Magneti Marelli (Ferrari, Red Bull, Toro Rosso, Renault dhe Midland) e Bosch, e brenda Microsoft Mes (eksperienca në këtë fushë = 0 ).Mezi pres të shoh versionin e ri të timonit të Ferrarit apo veturave të tjera: ku do t'a gjejnë hapësirën për të vendosur 3 pulsantët shtesë [Ctrl] [Alt] [Del] ?