Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Lëshohet GNOME 2.14.1

====================Gnome 2.14.1 Release====================Versioni më i ri i GNOME është këtu: Gnome 2.14.1! Është versioni i parë i serisë së lëshimeve për degën stabël 2.14.Ky version merret me korrigjimin e difekteve të ndeshur, përfshirjen e përkthimeve të reja dhe dokumenteve të përditësuar. Ndërkohë që zhvillimi i vërtetë i GNOME vazhdon me seritë 2.15/2.16, zhvilluesit e GNOME nuk kanë lënë mënjanë përmirësimin e degës stabël 2.14.Një falenderim i veçantë i kushtohet të gjithë zhvilluesve dhe kontribuesve të Projektit GNOME, shprehur në lajmërimin e lëshimit të këtij versioni si në vazhdim:

laurenti's picture

Lëshohet linux kernel 2.6.16.4

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 2.6.16.4 i kernel linux.Ky version lëshohet vetëm pak orë mbas vënies në dispozicion të versionit paraardhës: me sa shihet nga ndryshimet kemi të bëjmë me korrigjimin e menjëhershëm të një difekti.Shkarkimi, si gjithmonë, nga siti zyrtar i Arkivit të Linux Kernel.

laurenti's picture

Instalimi i Drupal CMS në shqip.

Seksioni i udhëzuesve tek AlbLinux është pasuruar me një udhëzes të ri praktik mbi instalimin bazë të CMS Drupal.Udhëzuesi është shkruar për sistemet operativë GNU/Linux por, konceptet vlejnë edhe për sisteme të tjerë operativë.Një version i përshtatshëm për printim, në këtë adresë.Figurat e marra gjatë instalimit, mund të shihen tek Galeria e AlbLinux.

laurenti's picture

Drupal, tashmë krejtësisht në shqip.

Shtyrë fillimisht nga nevoja për të patur sitin tonë krejtësisht në shqip, por më pas tërhequr gjithmonë e më shumë nga forca, bukuria dhe pastërtia e Drupal, një nga CMS (Content Management System) më të fuqishëm në qarkullim, vendosa të mos ndalem thjesht me përshtatjen në shqip të AlbLinux, por të vazhdoj me përkthimet zyrtare të DRUPAL.Drupal paraqitet me një interfaqe të përbërë nga rreth 2160 mesazhe të përkthyeshëm në gjuhë të ndryshme: duke filluar nga dita e sotme, mesazhet e Drupal janë krejtësisht në shqip (100%).Mund të shkarkohen lirisht, për versionet e dëshiruar, nga siti zyrtar drupal.org.

laurenti's picture

GNOME 2.14 në Debian SID

Duke filluar nga dita e djeshme, pjesa më e madhe e paketave të GNOME 2.14 gjendet në Debian Sid.

Ja file i sources.listapt që jam duke përdorur:

/etc/apt/sources.list

deb file:/opt/cache/apt-build/repository/ apt-build main

####################################################################
# Experimental
####################################################################
deb http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib
deb-src http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib

deb http://debian.fastweb.it/debian/ experimental main non-free

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS