Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

Një vështrim mbi GNOME 2.14

Data e lëshimit të versionit stabël 2.14 të Ambientit të Punës dhe Zhvillimit GNOME po afrohet me shpejtësi (15 Marsi).Ndërkohë, kuriozët mund të shohin pamjet e para dhe përshkrimet (në anglisht) kryer nga Davyd Madeley.Megjithëse akoma jo versionet përfundimtare, filloni të shijoni GNOME e re: "A Look at GNOME 2.14".

AlbLinux's picture

AlbLinux - Punime në sit!

Sikurse mund të shihni, jemi përsëri në linjë.Siti është akoma në fazën e risistemit, prandaj ju kërkojmë ndjesë për problemet që mund të ndeshni gjatë përdorimit të tij.Tashmë, përveç kalimit tek një provider i ri, AlbLinux shfrytëzon një sistem tjetër për publikimin e materialeve: Drupal (së shpejti do të përfundojë dhe përshtatja krejtësisht në shqip e sistemit).Është në përdorim akoma një temë grafike provizore, menutë janë akoma të pasistemuara dhe...besoj që mund të ketë probleme të tjera gjatë përdorimit të sitit: jeni të lutur të na njoftoni duke përdorur Forumet e AlbLinux.Kujdes: aktualisht, siti shfaqet me korrektësi nga të gjithë shfletuesit web në qarkullim, me përjashtim të.......MSIE (Internet Explorer).

AlbLinux's picture

Lëshohet GNOME 2.12.3

Sapo është vënë në dispozicion për testim versioni i ri GNOME 2.12.3, që do të jetë gjithashtu versioni i fundit i degës 2.12 së GNOME 2.x.

Ndryshimet midis versioneve 2.12.2 dhe 2.12.3 mund të lexohen tek adresat në vazhdim:

platform - http://ftp.gnome.org/pub/gnome/platform/2.12/2.12.3/NEWS
desktop - http://ftp.gnome.org/pub/gnome/desktop/2.12/2.12.3/NEWS

AlbLinux's picture

Lëshohet GNOME 2.13.2

Sapo është vënë në dispozicion për testim versioni i dytë 2.13.2 i degës së zhvillimit 2.13 të GNOME.

Si në të gjithë versionet e zhvillimit do të mund të njiheni me të rejat dhe eksperimentet e fundit prandaj shkarkoni, kompiloni, provoni, lozni me të dhe... njoftoni për të metat e ndeshura, punoni dhe zhvilloni në të, përktheni, dokumentoni, korrigjoni, përmirësoni!

Kompilimi mund të kryhet me ndihmën e Jhbuild dhe modulesets për këtë version, vënë në dispozicion nga Grupi i punës i GNOME.

KUJDES!!!
---------------

Paralajmërimi është i detyrueshëm në këto raste: megjithëse mund të kompilohet, instalohet dhe përdoret kemi të bëjmë gjithmonë me një version të lëshuar për t'u provuar dhe eksperimentuar, nuk rekomandohet instalimi në makinat e punës së përditshme.

Për informacione të tjera rreth ciklit 2.13, vizitoni http://live.gnome.org/TwoPointThirteen

Testim i mbarë!

AlbLinux's picture

KDE 3.5 RC1

Sapo është vënë në dispozicion për testim release candidate e parë e versionit të ri 3.5 të KDE, njërit prej ambienteve të punës më të fuqishëm e lehtë për linux.

Kush dëshiron ta provojë mund të shkarkojë buruesit e plotë nga siti zyrtar download.kde.org, duke klikuar tek http://download.kde.org/unstable/3.5-rc1/src

Gjatë fazës së përgatitjes së KDE 3.5-RC1 duke shfrytëzuar buruesët e mësipërm, mund t'ju lehtësojë dhe automatizojë punën Konstrukt, i shkarkueshëm nga developer.kde.org.

Disa nga shpërndarjet e njohura GNU/Linux kanë filluar apo do të fillojnë së shpejti integrimin e disa pakove nga ky version i KDE (tani për tani Novell/SuSE e Kubuntu).

Dashamirësit dhe në menyrë të veçantë përkthyesit e KDE në shqip, një hap përpara :-)

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS