Komuniteti i OpenSolaris sapo ka lëshuar versionin e parë zyrtar të sistemit operativ të quajtur OpenSolaris, deri tani në dispozicion vetëm në versione alpha për zhvilluesit dhe kuriozët. Lëshimi korrespondon me kongresin e CommunityOne që mbahet në San Francisco. OpenSolaris 2008.05 karakterizohet nga përpjekjet për ta bërë sa më tërheqëse për përdoruesit e piataformës rivale Linux. Projekti OpenSolaris derivon direkt nga projekti Indiana, udhëhequr nga Ian Murdock.
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Lëshohet zyrtarisht OpenSolaris
Tastiera shqipe për Linux/Unix
1. Hyrje
Shoqata Europiane e prodhuesëve te paisjes kompjuterike ka definuar bashkësin e kodeve për prezentimin e shkronjave 8859. Bashkësin e kodeve e ka aprovuar si standard ndërkombëtar organizata ndërkombëtare për standardizim ISO, andaj bashkësia e kodeve njihet edhe si standardi ISO-8859. Me bashkësin e kodeve 8859 mbulohen shkronjat e alfabetit latin që përdoret në gjuhën angleze e poashtu simbolet specifike të gjuhëve tjera, si psh. ß në gjuhën Gjermane, ñ Spanjolle, å në gjuhët nordike si dhe shkronjave ë dhe ç të gjuhës Shqipe. Janë të definuara gjithësejtë gjashtëmbëdhjetë nëngrupe të kodeve. Alfabeti i gjuhës shqipe është i inkorporuar në grupin e parë e po ashtu në grupin e gjashtëmbëdhjetë.
Lëshohet GNOME 2.22
Në përputhje me ciklin gjashtëmujor të lëshimeve, GNOME Foundation dje ka vënë në dispozicion të komunitetit të përdoruesve dhe zhvilluesve versionin e ri 2.22 me të njëjtin emër të mjedisit të mirënjohur të punës dhe zhvillimit për Linux/Unix. Shpërndarjet e para që do të përdorin versionin e ri të sapolëshuar të GNOME do të jenë Fedora 9 dhe Ubuntu 8.04 (shpërndarje që priten të lëshohen muajin e ardhshëm).
Shënimet e lëshimit dhe të rejat, si gjithmonë mund të lexohen tek
MySQL bëhet zyrtarish pjesë e SUN
SUN Microsystems njofton plotësimin e operacionit për blerjen e MYSQL AB.
Përfundon me njoftimin zyrtar dhe me një lajm nga ana e Kaj Arno operacioni tregtar i nisur para më shumë se një muaji nga ana e SUN. Tashmë MySQL është zyrtarisht pjesë e SUN.
Me këtë rast është prezantuar edhe
Gëzuar pavarësinë, Kosovë!
Stafi i AlbLinux është i lumtur dhe bashkohet me korin e urimeve të shqiptarëve nga e gjithë bota për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Foto marrë nga: http://www.flickr.com/photos/krasta/
Asterisk@Home ndryshon emrin në trixbox dhe lëshon versionin 2.4
Ndryshim i emrit nga Asterisk@Home në tribox dhe lëshimi i një versioni të ri për software e mirënjohur që mundëson krijimin e një centrali VoIP. Megjithë ndryshimin e emrit ruhen të gjitha karakteristikat që bënin Asterisk@Home një zgjidhje optimale për krijimin e një PBX.

