Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

ISPConfig 2.2.0

Sapo është vënë në dispozicion versioni i ri 2.2.0 i ISPConfig, panelit të kontrollit falë së cilit mund të kontrollohen me anë të një interfaqe komode grafike Apache, Bind, proftpd e vsftpd, MySQL, etj.ISPConfig është i instalueshëm në çdo shpërndarje GNU/Linux; në këtë version shtohet dhe suporti për arkitekturat x86_64 si dhe suporti për Slackware e Trustix.Dokumentimi i afruar është tepër i plotë dhe mund të gjeni udhëzues për instalime në Debian, Fedora, Suse, Mandriva e Ubuntu, udhëzues që ju japin mundësinë të ktheheni në Internet Service Provider të vërtetë (nëse makinat dhe banda e rrjetit jua lejon).

laurenti's picture

GNOME 2.14.0 Release Candidate

Erdhi! Ky është versioni i fundit i testimit para se të arrijë versioni i ri stabël .0Gjatë ciklit të testimit janë kryer një seri e madhe përmirësimesh, korrigjime difektesh dhe janë shtuar shumë veçori të reja (po, kësaj rradhe ndjehet më shumë se kurrë nevoja e leximit me interes të shënimeve të lëshimit, për tu njohur me të gjithë të rejat e shtuara).Për të lexuar përshkrimin e ndryshimeve midis versioneve 2.13.91 dhe 2.13.92, lexoni në lidhjet në vazhdim:

laurenti's picture

Accelerated Knoppix 1.0

Puna e shoqërisë prodhuese software japoneze Alpha Systems, ka mundësuar krijimin e një versioni të LiveCD të Klaus Knopper që ul në menyrë tepër të ndjeshme (flitet për një boot në më pak se 60 sekonda) kohën e nisjes.Emri i LiveCD shpreh gjithçka: Accelerated Knoppix. Rekordi i mësipërm i nisjes është bërë i mundur nga ndërhyrja tek compressed loopback device (apo cloop) dhe mbi mekanizmin e njohjes automatike të dispozitivëve të jashtëm dhe të brendshëm.

laurenti's picture

Lëshohet versioni i ri stabël 2.6.15.5 i kernel linux

Dje është vënë në dispozicion versioni i ri stabël 2.6.15.5 i kernel linux.Për të rejat dhe ndryshimet, mund të lexoni ChangeLog-2.6.15.5. Për ta shkarkuar dhe për informacione të tjera: Faqja me arkivët e Kernel Linux.Lidhje të shpejta

laurenti's picture

Lëshohet Gentoo Linux 2006.0

Është vënë në dispozicion për shkarkim Release e parë zyrtare për vitin 2006 e Gentoo , shpërndarja e mirënjohur Linux që i kushton rol kryesor Performance-s dhe Gaming."Gentoo Linux është një shpërndarje speciale Linux që mund të optimizohet dhe personalizohet automatikisht për gati çdo program që mund t'ju nevoitet. Performance ekstreme, krejtësisht e konfigurueshme dhe një komunitet përdoruesish dhe zhvilluesish nga më të zotët janë karakteristikat e botës Gentoo."

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS