You are here

Lëshohet Gentoo Linux 2006.0

laurenti's picture

Është vënë në dispozicion për shkarkim Release e parë zyrtare për vitin 2006 e Gentoo , shpërndarja e mirënjohur Linux që i kushton rol kryesor Performance-s dhe Gaming."Gentoo Linux është një shpërndarje speciale Linux që mund të optimizohet dhe personalizohet automatikisht për gati çdo program që mund t'ju nevoitet. Performance ekstreme, krejtësisht e konfigurueshme dhe një komunitet përdoruesish dhe zhvilluesish nga më të zotët janë karakteristikat e botës Gentoo."Të rejat kryesore të Gentoo 2006.0 janë: futja në përdorim të kompiluesit GCC 3.4.4 dhe të kernel 2.6.15, përfshirja e ambienteve të punës dhe zhvillimit KDE 3.4.3, Gnome 2.12.2 dhe XFCE 4.2.2 e, për herë të parë debuton zyrtarisht GentooLinux Installer tek x86 LiveCD në zëvendësim të Universal PackageCD.Informacione të plota në lidhje me këtë version e me Gentoo Linux në përgjithësi, mund të merren nga faqja zyrtare.