You are here

Pak nga eksperinca ime me Linux - Debian Distros

penguin's picture

E kam filluar me Linux diku nga viti 2000. Mbaj mend qe atehere kam blere nje CD ne nje reviste kompjuteri dhe ne te ishte Linux Mandrake. E instalova por nuk i dhashe rendesi, Vazhdova te perdor Windows. MS DOS e kam perdorur qe ne 1990. Pak me vone do kem provuar Turbo Linux por nuk ngeca as tek ky.. Me vone ( mbase 2002) gjeta CD e Red Hat dhe e instalova , por prape u ktheva ne Windows. Dhe keshtu vazhdova me Windows duke testuar here pas here ndonje Linux (Ubuntu apo Mint, etj.). Ca kohe (diku ne 2011 ) luaja me Puppy Linux .... Ne 2015 j'u ktheva seriozisht Linux dhe i morra me rradhe. Kam provuar pothuaj te gjitha distrot e Linux qe i gjeni tek www.distrowatch.com.
Ne nje nga laptopet e mi kam instaluar Arch Linux ( rrolling distro). Meqe e pata te veshtire ne ate kohe (2015), perdora Arch Anywhere ( tani eshte Anarchy Linux) per te instaluar Arch. Tani e kam fare te thjeshte te installoj Arch Linux ne Terminal (nuk e kam provuar ne fakt sepse kam po ate instalim te viteve e viteve me pare). Me kohe vjen dhe eksperienca. Ca kohe perdora Gecko Linux ( nje distro e bazuar ne OpenSuse) dhe SparkyLinux ( distro bazuar ne Debian). Qe mos t'a zgjas. Tani ne njerin laptop kam te instaluar Arch Linux , Windows 10, MX Linux, Sparky Linux dhe ne laptopin tjeter kam MX Linux, Sparky Linux dhe Windows 10. Laptopet qe perdor aktualisht jane Elitebook Hp 8470P, HP 2570P, HP 8570W (me pare kam perdor Lenovo X201i,Lenovo T420 dhe Fujitsu AH532). Laptopet jane apo kane qene te viteve 2010 ( me perjashtim te Lenovo X201i qe ishte i vitit 2010 ku Linux e ngarkoja direkt nga SD Card pa pasur nevoje hic per hard disk HDD apo SSD).
Nga eksperienca ime e testimit te Linux , gjithnje jam kthyer tek distrot me baze Debian. Testimi i distrove me ka dhene eksperience dhe aftesi per te kuptuar shume shpejt, se sa me pershtatet nje distro Linux. Ne fakt eshte fare e thjeshte. Shkarkon nje Linux live dhe e hedh ne USB. E starton kompjuterin me te dhe e provon. Nuk kam perdorur kurre virtual machine por i kam testuar Linux direkt ne hard drive. Te gjithe laptopet e mi kane SSD dhe instalimi eshte ceshtje minutash. Sot , pas disa viteve qe perdor Linux e them me plot gojen. Kam humbur kohen kot me Windowze ! Windowze ka harritur deri ne ate pike qe nuk ben dot updatet e veta dhe eshte nen shenjester te lloj lloj virusi, worm apo attack. Linux ? Shume here me i sigurte. Po qe se do instaloni softet dhe beni updatet vetem nga libraria standarte(standat repo) eshte pothuaj e sigurte qe nuk do te keni asnjehere asnje lloj problemi. Une perdor si desktop XFCE qe nuk ze me shume se 400 MB ne idle. Ja kam keshilluar Linux dhe e e perdorin njerez qe nuk kane perdorur kurre Linux ne jeten e tyre dhe 0 problem. 4 giga Ram Memorje dhe nje SSD ( qofte ky dhe 64 GB te mos them nje SD Card 16 GB apo 32 GB ) dhe do keni nje sistem qe nuk j'u le kurre ne balte. Gjate ketyre viteve te fundit Linux ka bere hapa galopante. Gjen pothuaj cdo lloj programi - FREE. Kompanite kane filluar ne mase te kompolojne softet e tyre per Linux. Gjuhet e programimit ne momentin kur kompilojne programin te pyesin. T'a kompiloj per Windows apo Linux ? Nuk ka me barriera. Nderkohe qe Linux te jep mundesine te perdoresh / kompilosh softet si portable qe i egzekuton ne cdo lloj Linux.
Hidhini nje sy ketu https://distrotest.net. Ky sit ju jep mundesi te testoni Linux Live.

Do j'u keshilloja qe t'a provonit. Nuk do humbni asgje. Nje laptop te viteve 2012 apo 2013 e gjeni per 130 apo 150 EURO. Sigurohuni qe te jete nje SSD ne vend te HDD . Nje SSD i ri 120 GB nuk kushton me shume se 30 EU. Dhe 4 GB ram ju ben pune.8 GB do ishte lux dhe nuk do kishit nevoje per Swap File(por dhe me 4 GB nuk do keni nevoje). Provojeni dhe do shikoni ndryshimin. Linux eshte nje bishe e vertete. 500 kompjuterat me te fuqishem sot ne bote perdorin Linux. Nuk ka asgje qe nuk mund t'a beni me Linux. Cdo gje. Per cdo problem qe mund te keni beni nje kerkim ne internet dhe gjeni zgjidhje ne moment. Perdorni Linux dhe do kuptoni se ceshte liria ne zgjidhje. Do e dashuroni Linux. Mos degjoni perralla ...Linux eshte i veshtire, apo Linux perdoret ne Terminal .... Perralla. Shumica e Linux tani perdorin si instalues Callamare qe vetem me 3 apo 4 hapa instalon Linux nga USB apo CD ne kompjuterin tuaj. Dhe eshte fare e thjeshte qe nje Linux pasi e ke instaluar, t'a konfigurosh ashtu sic do vete dhe t'a kalosh ne nje kompjuter tjeter. Mua me duhen vetem 4 apo 5 minuta per kete.
Ne internet do te gjeni lloj lloj tutorialesh. Mund te pyesni dhe ketu. Do isha i lumtur t'ju ndihmoja. Ne forumet e MX Linux dhe Sparky Linux kam hapur nje seksion ne gjuhen shqipe. Deri tani nuk ka interes, por uroj qe te kete interes. Do shikoni qe ne laptopin tuaj Linux do te startoje ne 7, 8 seconda apo 11 sekonda dhe do mbyllet ne jo me shume se 3 sekonda.

Uroj qe te keni deshiren t'a provoni dhe nuk do i ndaheni me Linux.

P.S.
Une e kam pedorur Windows per vite e vite me rradhe. Pothuaj nuk kam lene Winows pa testuar apo perdorur. Versioni me i mire i Windows qe kam perdorur ka qene Windows NT. Nje nga sistemiet me te mira qe Windows ka prodhuar ishte Windows Vista. E kane share Visten dhe e kane bere lecke. E verteta eshte komplet ndryshe. Vista erdhi ne kohen e gabuar. Kompjuterat nuk ishin gati per te dhe nderkohe lufta brenda Microsoft beri qe Windows 7 te dilte ne loje. Ju ka shkuar ndonjehere ne mendje pse nje version i Windows del i keq dhe nje tjeter me pas i mire ? Shikoni se c'ka ndodhur pas Windows 98. Nje i mire, nje i keq. Nje produkt testim dhe nje riparim i asaj qe kane nxjerre me pare (ndoshta dhe me i keq se pararendesi). Cdo gje eshte biznes.Windows i duhet te nxjerre nje sisem te ri , gjoja me te mire qe ja u ben laptopin lecke per t'a hedhur ne plehra(domosdo do bleni tjeter).Po pse ? Sa here qe nderron Windows duhet me patjeter te bleni laptop,qe te shtoni pasurine e Billit ? Windows merr 80 dollare per cdo laptop me Windows pre installed. Pak rendesi ka se ju me vone e hiqni ate Windows apo e krakoni. Qe ne momentin e blerjes se laptopit e keni blere Windowsin. Nderkohe qe Windows ka vite qe ben lufte te heshtur dhe te pandershme me Linux(harriti deri aty qe detyroi apo beri kompromis qe shume kompani mos prodhojne laptope qe bejne boot nga SD Card (pas 2010), sepse sic j'u thashe me siper , me nje SD Card dhe pa hard disk s'do kishit me nevoje per Windows hic). Windows ka perdorur dhe vazhdon perdor nje mije e nje hile kunder Linux, nderkohe qe pothuaj ka adoptuar shume novacione te Linux per te mos thene qe po ndryshon shume cdo dite e me teper duke adoptuar Linux ne perdorim brenda dhe vete Microsoft apo dhe bredna dhe vete Windows.

Dhe per t'a mbyllur ... Nje shprehje e arte.
Software is getting slower more rapidly than hardware becomes faster
qe vlen per Widnows por jo per Linux.

Forume: 
Desktop Environment: