Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Lëshohen Drupal 4.6.8 dhe 4.7.2

Sapo janë vënë në dispozicion për shkarkim dy versione mirëmbajtjeje për dy degët e DRUPAL: Drupal 4.6.8 dhe Drupal 4.7.2. Këto lëshime korrigjojnë problemet e raportuara nga përdorimi i sistemit të zbullimit të difekteve, sikurse edhe dy dobësi në lidhje me sigurinë.Rekomandohet përditësimi i siteve tuaj ekzistues Drupal.Për më tepër, njoftimi i plotë.

laurenti's picture

KDE 3.5.3

Sapo është lëshuar versioni i ri 3.5.3 i Desktop KDE (po, kur të mirat arrijnë, arrijnë të gjitha bashkë). Ja si "reciton" njoftimi i lëshimit nga faqja zyrtare:"The KDE Project today announced the immediate availability of KDE 3.5.3, a maintenance release for the latest generation of the most advanced and powerful free desktop for GNU/Linux and other UNIXes. Unusually for a maintenance release, new features were implemented due to the long release cycle of the eagerly-awaited KDE 4. Stability and speed were also improved, along with increasingly complete translations in 65 languages. .... "

laurenti's picture

Lëshohet GNOME 2.14.2

Dje është lëshuar versioni i dytë stabël i serisë 2.14 të GNOME. Megjithëse tashmë prej kohësh zhvilluesit e GNOME janë duke punuar për degën në zhvillim 2.15 të GNOME 2.16, lëshimi i versionit të ri stabël tregon edhe njëherë kujdesin e vazhdueshëm të zhvilluesve GNOME në ndreqjen e difekteve të ndeshur dhe përmirësimin e vazhdueshëm të versionit aktual.Shënimet që pasqyrojnë ndryshimet midis versioneve 2.14.1 dhe 2.14.2 mund të vizitohen tek faqet në vijim:

laurenti's picture

Ubuntu 6.06 LST

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël i Ubuntu, shpërndarjes Linux që me "forcë" po zë vend nëpër kompjuterët dhe zemrat e përdoruesve nga mbarë bota.Kësaj rradhe Ubuntu është trefishuar: në fakt ky version shpërndahet si CD për instalime desktop, CD për instalime server dhe, për lumturinë e shitësve të PCve, CD për instalime OEM të prekonfiguruara (The alternate install CD).

laurenti's picture

Drupal shënon 4.7!

Mbas një pune prej më shumë se një vjeçare, grupi i zhvillimit të Drupal ka vënë në dispozicion të të gjithëve versionin e ri 4.7.0. Mbas më shumë se pesë vjet, 13 versione kryesore të lëshuar, 30+ firma shërbimi me 100+ profesionistë Drupal, 300+ modulë të krijuar nga kontribues, dhe mbi 55,000+ site që përdorin Drupal më vonë, më së fundi Drupal 4.7.0 është këtu....Njoftimi i plotë (në anglisht) mund të lexohet duke klikuar adresën në vijim:http://drupal.org/drupal-4.7.0

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS