Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Drupal 5 release candidate 2

Projekti Drupal sapo ka vënë në dispozicion për shkarkim Release Candidate 2 të DRUPAL 5. Ky version mbyll të gjithë problemet kryesorë të ndeshur gjatë testimit të RC1 të DRUPAL-5.
Sa më sipër tregon që jemi shumë afër lëshimit të versionit të ri stabël 5 të CMS Drupal.

Njoftimi i plotë dhe hollësi të tjera mund të lexohen tek adresa http://drupal.org/drupal-5.0-rc2.

Forume: 
laurenti's picture

HTCI apo një "silicon" i ri në Greqi

Greqia ka vendosur të marrë rolin e Shtetit leader në teknollogjitë e përparuara në lidhje me elektronikën brenda vitit 2010 dhe të krijojë një "Silicon Valley" të re evropiane me anë të një projekti të mbiquajtur Hellenic Technology Clusters Initiative (HTCI).

Projekti që është futur në fazën pilot ka marrë 9,5 miion euro në dy vjet nga ana e Ministrisë së Zhvillimit grek, nga fondet rajonalë të Bashkimit Europian dhe nga disa ndërmarrje private.

Sektorët e aktivitetit përqëndrohen tek semikonduktorët, mikroelektronika dhe sistemet embedded.

Midis ndërmarrjeve pjesmarrëse bien në sy Atmel e Broadcom dhe midis qendrave të kërkimit dhe instituteve Universiteti Teknik i Athinës dhe Universiteti i Patros.

laurenti's picture

Lëshohen Drupal 4.7.5 dhe 4.6.11

Sapo janë vënë në dispozicion për shkarkim Drupal 4.6.11 dhe Drupal 4.7.5. Këto dy versione janë thjesht versione mirëmbajtje, që korrigjojnë problemet e raportuara me anë të përdorimit të sistemit të zbulimit të difekteve. Gjithashtu në këto versione korrigjohen edhe dy probleme sigurie.

Forume: 
laurenti's picture

Gëzuar ditëlindjen, Linus!

Sot, babai i Linux, Linus Torvalds, mbush plot 37 vjeç.
Edhe njëqind, Linus Benedict Torvalds!

Forume: 
laurenti's picture

CD-ja OpenCD i gatshëm për shkarkim.

Projekti OpenCD është një projekt që përmbledh një grup programesh me burim të hapur, brenda një CD-je që xhiron për platformën Windows. Në këtë mënyrë, përdoruesa të Windows-it mund të provojnë programe të cilësisë së lartë, krijuar nga projekte të ndryshëm për Software të Lirë dhe me Burim të Hapur.

Ky disk është menduar si një hyrje në botën e pasur të Burimit të Hapur. Përfshin gjithashtu shtesa të rëndësishme, dokumentacion dhe udhëzuesa. Ndihuni të lirë të përdorni programet në shumë kompjutera dhe të bëni kopje për miqtë tuaj. Ky software është i lirë dhe falas! Programet në këtë disk qarkullojnë nën një Licensë Burimi të Hapur (miratuar nga OSI), e cila ju lejon t'i përdorni dhe shpërndani lirisht.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS