Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Asterisk@Home ndryshon emrin në trixbox dhe lëshon versionin 2.4

Ndryshim i emrit nga Asterisk@Hometribox dhe lëshimi i një versioni të ri për software e mirënjohur që mundëson krijimin e një centrali VoIP. Megjithë ndryshimin e emrit ruhen të gjitha karakteristikat që bënin Asterisk@Home një zgjidhje optimale për krijimin e një PBX.

laurenti's picture

SUN blen MySQL? Atëhere Oracle blen BEA!

Nuk vonon përgjigja e Oracle ndaj blerjes së MySQL nga SUN: sapo është njoftuar operacioni me një vlerë prej rreth 8.5 miliard USD për blerjen e BEA, leader botëror në Enterprise Infrastructure software.

Për informacione të tjera:

laurenti's picture

Lëshohet DesktopBSD 1.6

Njoftohet lëshimi i DesktopBSD 1.6, sistemi BSD i lehtë në përdorim që në këtë version shton shumë karakteristika të reja interesante.

Midis tyre mund të përmendim:

  • përditësimi i sistemit bazë në FreeBSD 6.3;
  • X.org 7.3;
  • KDE 3.5.8;
  • Amarok 1.4.7
  • K3B 1.0.4
  • KTorrent 2.2.2
  • Mozilla Firefox 2.0.0.11
  • Mozilla Thunderbird 2.0.0.9
  • Pidgin 2.3.1
  • VideoLAN client (VLC) 0.8.6d
laurenti's picture

SUN do të blerë MySQL!

SUN Microsystems ka bërë të njohur arritjen e një marrëveshje përfundimtare mbi blerjen e MySQL AB, shoqërisë zhvilluese të DBMS me të njëjtin emër.

Kosto për krejt operacionin sillet në rreth 1 miliard USD.
Parë nga pikëvështrime të ndryshme, në përgjithësi ky operacion mund të konsiderohet në menyrë pozitive, si nga ana e SUN ashtu edhe nga ana e zhvilluesve dhe përdoruesve të MySQL.

laurenti's picture

Gëzuar festat!

AlbLinux Ju uron të gjithëve gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri sa më të mbarë, në familje, punë e jetë!

Shpresoj që ky urim t'ju gjejë të gjithëve pranë familjeve dhe të dashurve tuaj, edhe për Ju që sikurse ne do të kaloni akoma një tjetër vit larg Shqipërisë!

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS