You are here

Debian Lenny arrin në shtator

laurenti's picture

[img_assist|nid=1279|title=|desc=|link=none|align=left|width=82|height=100] Project maintainer i Debian, Luk Claes, ka njoftuar fillimin e fazës së testimit të Lenny, lëshimi i të cilit është parashikuar për në shtator.
Pra Debian ka hyrë në fazën "freeze", që do të thotë që zhvilluesit tashmë kanë vetëm pak ditë kohë për të paketuar aplikativët e tyre, aplikativë që do të vihen në dispozicion për versionet e ardhshëm të Debian dhe Ubuntu.

Mbasi të ketë përfunduar këtë fazë ekipi i Debian do të përqëndrohet vetëm në korrigjimet e bug dhe rregullimet e fundit për versionin e ri të Debian. Objektivët e versionit të ri Lenny të Debian mund të lexohen në këtë adresë.

Marrë nga: siti zyrtar i Debian i Debian.

Forume: 

Komente

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,

Çka mendon ti; A do të dalë Debian 5.0 (stabël) ashtu siq ishte parashikuar më parë në shtator të 2008.
...Në bazë të diagramit të mëposhtëm, mendoj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë!?

laurenti's picture

Përshëndetje altiX,

përgjigjen e kanë parasysh të gjitha ata që përdorin rregullisht Debian:

Quote:
Lenny do të lëshohet kur të jetë gati...

e nuk ka shumë rëndësi nëse do të duhet edhe një muaj tjetër apo më shumë se nga data e parashikuar.

altiX's picture

Quote:
Lenny do të lëshohet kur të jetë gati...

E vërtetë kjo!

...Ka disa vite që përdori DEBIAN. Në PC kam Debian Stabël në një particion (server - apache); në particionin tjetër Debian Etch për përdorim ditor dhe internet, ndërsa në Laptop në dual kam Debian Sid dhe Ubuntu.

P.S Për Drupal (përkthime ose ndihma tjera) a duhet regjistruar konto të re, apo mjafton kjo që kam?

laurenti's picture

Përsa i takon përkthimeve duhet kryer regjistrimi në serverin pootle të përkthimeve (aktualisht në server rezulton një përdorues aktiv "altiX": kryej identifikimin në server dhe rregullo informacionet personale duke shtuar emrin e plotë, mbasi është emri që do të rezultojë tek kreditë e file të përkthyer). Nëse ndesh probleme në identifikim apo çdo lloj tjetër problemi, krijo një temë në forumet e AlbLinux.