You are here

Lëshohet Fedora 9

laurenti's picture

[img_assist|nid=1290|title=|desc=|link=popup|align=left|width=100|height=33] Projekti Fedora sapo ka lëshuar versionin e ri 9 të Fedora, emri në kod Sulphur. Sipas shënimeve të lëshimit të rejat dhe përmirësimet janë të shumta (e besoj që të apasionuarit e kësaj shpërndarje do të kenë mundësinë ta konfermojnë) e mund të lexohen tek faqja përkatëse e sitit web të Projektit Fedora.

Fedora Project është një projekt open source i sponsorizuar nga Red Hat dhe përkrahur nga komuniteti. Objektivi i tij është progresi i shpejtë i programeve dhe përmbajtjeve të lira dhe open source.