Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Lëshohet Fedora 8

Fedora 8 sapo është lëshuar zyrtarisht.
Të gjithë të apasionuarit e kësaj shpërndarje, mund të njihen me të rejat dhe ndryshimet në këtë version duke shfletuar (në gjuhën e dëshiruar) Shënimet e lëshimit.
[img_assist|nid=1299|title=|desc=|link=popup|align=center|width=200|height=150]

laurenti's picture

GNOME Roadmap

Sapo është vënë në dispozicion "GNOME Community Roadmap" , instrumenti që jep mundësinë e njohjes me të rejat dhe ndryshimet që mund të presim nga versionet e ardhshëm të GNOME.

Roadmap venë në dispozicion ka të bëjë me versionin e ardhshëm 2.22 dhe pjesërisht me versionin 2.24 të GNOME.

Për informacione të mëtejshme, vizitoni "The GNOME Roadmap" tek live.gnome.org.

laurenti's picture

ADSL së shpejti me 100MBps

Një kërkues australian i Universitetit të Melbourne ka zbuluar menyrën për t'i bërë lidhjet ADSL deri 100 herë më të shpejta.
[img_assist|nid=1244|title=|desc=Foto e John|link=none|align=left|width=100|height=68]Emri i kërkuesit është John Papandriopoulos dhe zbulimi i tij është një algoritëm në gjendje të zvogëlojë interferimet elektro-magnetike që aktualisht "dëmtojnë" sinjalin ADSL, duke mos lejuar në lidhjet aktuale arritjen e shpejtësive më të mëdha se 20Mbps. Përveç kësaj, shpejtësitë e barabarta me 20Mbps (pra maksimumi) arrihen në linjat aktuale vetëm në kushte të veçanta ndërsa, falë algoritmit të kërkuesit australian, shpejtësia e lidhjes mund të arrijë me lehtësi vlera prej 100Mbps.

laurenti's picture

Monti: "Europa, një fuqi e vërtetë e fortë"

MILANO

laurenti's picture

Lëshohet Ubuntu Gutsy Gibbon 7.10

Canonical Ltd. sapo ka njoftuar vënien e menjëhershme në dispozicion të versionit 7.10 të Ubuntu Server, Desktop, Kubuntu dhe Edubuntu Editions.

[img_assist|nid=1238|title=|desc=|link=none|align=center|width=311|height=239]

  • Ubuntu 7.10 Desktop Edition afron një interfaqe të përmirësuar përdorimi, suport të përmirësuar hardware, mekanizma më efikasë monitorimi integruar me kërkimet desktop.
    Informacione më të hollësishme: http://www.ubuntu.com/news/ubuntu-desktop710

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS