Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Shtyhet data e lëshimit të Debian 4.0 (Etch)

Mesa duket plani orgjinal për lëshimin e versionit të ri stabël 4.0 të Debian GNU/Linux, parashikuar për në datën 4 dhjetor, nuk arriti të respektohej.
Ky vendim u mor për arsye të numrit akoma të madh të bugs akoma të pambyllur (rreth 600) dhe nga problemet që ndeshen akoma gjatë përdorimit të instaluesit të ri grafik.

Si rrjedhim, duhet pritur Janari që të shpresojmë në lëshimin e e versionit të ri 4.0.

Ky version i ri, midis të tjerave do të përmbajë pakot e reja:

  • Linux Terminal Server Project
  • Nexuiz
  • xen e vserver kernel
laurenti's picture

Të përdorim APT për të krijuar një CD plot me software

Sikurse të gjithë e dimë, një nga kërkesat e sistemit Debian GNU/Linux apo Ubuntu është përditësimi periodik, duke filluar nga 1 herë në ditë (për sistemet testing/unstable) deri të paktën 1 herë në muaj (për sistemet stable).
Sa më sipër është një komoditet për të gjithë ne (programe të sigurt dhe gjithmonë të përditësuar) që zakonisht përdorim të paktën një linjë xADSL por, po në Shqipëri?

Është një nga pyetjet që më bëri një shok nga Shqipëria: ok, filluam t'u këshillojmë dhe instalojmë klientëve Debian/Ubuntu në kompjuterët e tyre por, si i bëhet me update/upgrade të programeve të instaluar? Jo të gjithë këtu kanë lidhje të shpejtë internet....

laurenti's picture

Shqipëria dhe GNU/Linux

Vendimi i dhomës së parlamentit francez për të kaluar në Open Source, më shtyu t'i hedh një sy raportit të administratës publike në Shqipëri me GNU/Linux.

Në pritje të informacioneve direkte nga Shqipëria, po filloj me situatën më lehtësisht të kontrollueshme: server-ët e përdorur për faqet e ministrive të ndryshme shqiptare (një ligj i disa viteve më parë ka detyruar që çdo ministri dhe ministër shqiptar të publikojë në web sitin përkatës).

Pa shkelur asnjë ligj, ja si do të veproj për këtë fazë:

  1. Kërkim në Google për të gjithë domain që përfundojnë me .gov.al
laurenti's picture

Drivers pronësorë në Ubuntu

Versioni i ardhshëm i Ubuntu, Feisty Fawn, aka Ubuntu 7.04 (lëshimi parashikohet për 19 Prill 2007) do të përmbajë dhe instalojë në menyrë të prezgjedhur drivers pronësorë. Bëhet fjalë fillimisht për drivers e skedave video ATI e NVIDA, drivers që do të zgjidhen automatikisht gjatë proçesit të instalimit të Ubuntu (nëse zbulohet hardware i mësipërm).

Ky vendim arsyetohet me nevojshmërinë e përmirësimit të eksperiencës grafike të përdoruesve (edhe si përgjigje ndaj projekteve Xgl/AIGLX/Compiz/Beryl e X.org 7.x).

Gjithashtu do të shtohet dhe suporti për të ashtuquajturit win-modems (fritz isdn/dsl modules, lt-modem), Atheros (ath_hal aka madwifi) si dhe për chipsets Intel 3945 Intel wireless.

laurenti's picture

Në Francë, pinguini zë vend midis deputetëve

Assemblée Nationale, parlamenti francez, duke filluar nga viti 2007 do të përdorë software open source për deputetët.

Në këta kompjuter do të përdoret sistemi operativ Linux, suite Open Office, dhe shfletuesi web Firefox.
Migrimi drejt open source vjen si pasojë e kërkesës së presidentit të Assemblée nationale, Jean-Louis Debré.
Një studim i kryer ka vënë në dukje që me anë të përdorimit të open source do të jetë i mundur një kursim i madh në shpenzimet e parlamentit.

laurenti's picture

Prezantohen kandidatët për GNOME Foundation Board of Directors 2006

Do të hapen në datën 26 Nëntor dhe do të mbyllen në datën 10 Dhjetor votimet për shtatë kandidatët që do të përbëjnë GNOME Foundation Board of Directors për vitin 2006.

Ja lista e 11 kandidatëve në garë:

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS