Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

PHP-Nuke 6.0 Released

Dje u lëshua zyrtarisht versioni 6.0 i portalit të mirënjohur PHP-Nuke. Lëshimi u krye, sipas taktikës së "re" të FB, fillimisht për anëtarët pagues të Klubit të PHP-Nuke. Për publikun e gjërë downloads do të hapen vetëm të hënën që vjen. Ja shpallja e versionit të ri, shkëputur nga siti zyrtar i PHP-Nuke:

"PHP-Nuke 6.0 has been finally released. A very hard work finished today for this great version. It has many, many new features and a lot of bugs fixed. New automatic invisible installation process has been added (just copy and browse), new configuration system, webmail and journal modules added, a lot of improvements over the version 5.6. Not too much to say, just login to your Club's account and grab it. It will be released to the public on next monday. Hope you like and have fun using it. Thanks to all Club's members for their support!"

AlbLinux's picture

SuSE Linux 8.1

Dje, më së fundi, SuSE bëri të njohur datën e lëshimit të versionit të ri 8.1. Ndryshimet dhe të rejat nuk mungojnë. Lajmërimi dhe hollësi të tjera, këtu.

AlbLinux's picture

Linux/Slapper-A

Një virus i ri me emrin Slaper ka filluar të përhapet nëpër rrjet duke shfrytëzuar të gjithë kompjuterët me sistem operativ Linux dhe që përdorin server-in Web Apache me protokollin SSL të aktivuar.

AlbLinux's picture

DebianEdu çon Linux-in nëpër shkolla

Ka lindur një projekt i ri, i quajtur DebianEdu, që synon të kthejë Debian në shpërndarjen më të mirë Linux për sektorin didaktik. Një iniciativë që mund t'ju japë një ndihmë të madhe të gjithë personave që luftojnë për futjen e software të lirë në shkolla.

AlbLinux's picture

Disa pamje nga Mandrake e re

M.q.s. mungojnë vetëm disa ditë nga dalja e versionit 9.0 të Linux Mandrake, shpërndarja Linux që po fiton shumë popullaritet kohët e fundit për shkak të lehtësisë në instalim dhe përdorim, kemi gjetur në web disa pamje të kësaj shpërndarje në funksionim e sipër.(9.0RC2)
Albumi mund të vizitohet këtu.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS