Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Me sa duket FB është nxituar të lëshojë PHP-Nuke6.0, pasi në paketin publik përmbahen akoma disa gabime të njoftuara para disa ditësh. Tek siti zyrtar phpnuke.org mund të shkarkoni korrigjimet. Përsa i përket pështatjes në shqip, edhe këtu disa gabime: tek modulët Journal dhe WebMail duhet të spostoni file albanian.php nga kartela e modulit përkatës tek kartela "language" e të njëjtit modul (një nënkartelë e modulit). Pjesa tjetër është në rregull. Si mund t'a keni vënë re siti ynë po shfrytëzon versionin e ri 6.0 dhe rifreskimi u krye pa asnjë problem pa shkëputje të shërbimit.
Sot u lëshua për publikun e gjërë versioni 6.0 i portalit PHP-Nuke. Duke filluar nga ky version, falë AlbLinux.net, suportohet zyrtarisht edhe gjuha jonë shqipe. Mund t'a shkarkoni nga siti zyrtar http://www.phpnuke.org, ose nga zona jonë Downloads. Argëtohuni !!!