Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Dje u lëshua release candidate e dytë e shpërndarjes Linux Mandrake 9.0. Kryesisht gjejmë disa korrigjime dhe rifreskime të minutit të fundit, midis të cilëve XFree86 4.2.1 dhe PostgreSQL. Duhet të jetë release e fundit përpara lëshimit të versionit final (16 shtator?).
Tek Slashdot mund të lexoni një intervistë me Larry Wall "babain" e gjuhës Perl. Nuk mungojnë as pyetjet jashtë teme, si ato p.sh. në lidhje me besimin fetar.
Komuniteti i përdoruesve arriti të lirojë kodin burues të Blender që së shpejti do të vihet në dispozicion të të gjithëve si free software. Fillon kështu një nga projektet më të rëndësishëm open source në lidhje me grafikën 3D
"PHP 4.2.3 has been released with a large number of bug fixes. It is a maintenance release, and is a recommended update for all users of PHP, and Windows users in particular. A complete list of changes can be found in the ChangeLog."
Para pak ditesh doli nje minor release e re e Xfree, 4.2.1 dhe sjell disa bugfixes si dhe disa karakteristika te reja, si suportin 2d-3d per chip Radeon 7500 dhe 2d per chip Radeon 8500 te ATI, si dhe nje driver te ri per skedat e vjetra S3. Per ndryshimet ne hollesi dhe per t'a shkarkuar, ketu.