Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Ashtu sikurse ishte premtuar, direktoria e plotë e SuSE 8.1, dega korrisponduese e SuSE Professional Edition, është vënë në dispozicion për shkarkim të hapur për të gjithë nëpër mirrors e ndryshëm. Duke respektuar tradicionin e SuSE në to nuk do të gjejmë files.iso por, SuSE afron mundësinë e instalimit direkt via ftp. Në vazhdim si duhet të veprohet.
Ndoshta të gjithë ju (së bashku me mua) do të keni vënë re vështirësinë dhe ngadalsinë e lundrimit në web këto ditët e fundit. E pra, natën e së hënës (ora shqiptare) është realizuar sulmi më i fuqishëm DoS i njohur në historine e internetit. Kësaj rradhe objektiv i sulmit ishin server-ët DNS (Domain Name System) (janë makina që përkthejnë adresat IP nga numra në emra). Vetëm 3 nga 13 server-ët e sulmuar arritën të përballojnë sulmin që vazhdoi gati një orë. N.q.s. sulmi do të kishte vazhduar edhe disa minuta (10-15) të tjerë, efektet do të ishin të paimagjinueshëm (mijra site të paarritshëm). Sidoqoftë, rrjeti kësaj rradhe i rezistoi infartit të parë, shpresojmë të mos përsëritet. Këtu mund të lexoni diçka më tepër.
Kush përdor skedën e re Parhelia të lëshuar nga Matrox tashmë në sitin zyrtar do të gjejë edhe drivers për Linux (beta0.2). Kush përdor Matrox në përgjithësi, le ti hedhë një sy kësaj faqe për driver-ët e skedës së tij Matrox.
"Xandros, the leading developer of a pioneering Linux-based desktop operating environment, today announced the availability of the premiere version of Xandros Desktop - the industry's first true alternative to Windows - which can potentially save corporations millions of dollars as well as lengthen the lifecycle of their current computers."
Xandros Desktop është pasaardhësi i Corel Linux (kush nga ju e mban mend?), bazohet në Debian GNU/Linux dhe rishikuar krejtësisht për t'ju përshtatur tregut desktop.