Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Prodhuesi më i madh në botë i ciflave kompjuterike Intel ka paraqitur një teknologji që e bën kompjuterin të mendojë se ka të bëjë me dy cifla në vend të një. E quajtur mbi-fillesë (hyper-threading), kjo teknologji mund të shpejtojë programet deri në 25 %, sipas Intel'it.
Quhet "SharpDevelop" (#develop) dhe eshte nje IDE per projekte te bazuar tek C# dhe VB .NET ndertuar neframework Microsoft .NET. Karakteristika kryesore e #develop eshte qe ky produkt eshte open source (leshur nen licencen GPL), pra krejtesisht falas. Funksionet e afruara jane te shumte, disa prej tyre bile te panjohura nga 'i madhi' VS .NET, si per shembull perdorimi i template per per ekspansionin e kodit. Karakteristika te tjera per tu permendur jane suporti i forms designer, code completion, syntax highlighting, pesha e vogel e ambientit si dhe suporti per gjuhe te ndryshme (kush del vullnetar per shqipen??). Ju ftoj te vizitoni faqen zyrtare.
Sikurse shumë prej jush e kanë vënë re, serveri ku mbështetet siti ynë, për arsye teknike (zgjerimi i network-ut), ndaloi funksionimin për gati 3 ditë. Megjithatë, jemi përsëri në linjë, duke shpresuar që herën e ardhëshme të lajmërohemi në kohë që të vemë në funksionim server-in tonë sekondar. Falenderojmë ata që na 'kërkuan llogari' të shqetësuar via e-mail dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë si gjithmonë punën. Jo vetëm kaq, së shpejti siti do të dyfishohet: është duke kaluar testimet e fundit sistemi i ri e-learning që do të afrojë mundësinë e ndjekjeve të kurseve të ndryshme online, në menyrë tepër të thjeshtë. Durim dhe pak ditë :-) Tani të rejat e këtyre 3 ditëve:
TransGaming Technologies ka bere te ditur leshimin e WineX 2.2.1, tool i mirenjohur dhe teper i fuqishem qe mundeson ekzekutimin e programeve Windows ne Linux. Persa i takon te rejave mund te shenojme suportin e glibc 2.3, permiresime ne kualitetin e rendering dhe te gjeometrise, nje rritje mesatare te performance rreth 10% dhe se fundi nje permiresim rreth 200-300% te ekzekutimit te lojrave te bazuara tek motorri Quake3 (si p.sh. Jedi Knight 2). Hollesite e tjera, ketu.
Duke filluar nga neser (E hene) leshohet dhe fillon shitja e versionit te trete te LindowsOS. Shume prej jush mund ta njohin per çeshtjet gjyqsore akoma ne vazhdim me Windows (qe vazhdon te pretendoje te drejten e pronesise mbi emrin windows). Hollesite e tjera, si dhe mundesine e prenotimit dhe blerjes se versionit te ri, nga ketu.