Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Sot u leshua Release Candidate e parë e Splatt-Forum_4.0. Duke parë ndryshimet e shumta që Giorgio ka kryer vendosa t'a instaloj ne sitin tonë për të verifikuar mangësitë dhe difektet e mundëshme. Meqenëse është akoma një version jo përfundimtar ikonat nuk janë plotësuar në 100%, stili nuk i përshtatet akoma plotësisht sitit tonë dhe ndoshta mund të ketë mosfunksionime në funksionet e avancuara. Prandaj jeni të lutur të testoni të gjitha funksionet.
Debian është akoma njëra nga të vetmet shpërndarje linux që vazhdon të mbetet 'e pastër dhe e pavarur". Sikurse dihet mund të shkarkohet falas dhe nuk nevoitet asnjë lloj pagese për çfardolloj përdorimi. Fakti i mosqenjes një shpërndarje komerciale, që ne vetvetesjell konsiderimin e saj si një pikë referimi për të gjithë komunitetin hacker te linux,ka bërë që Team i zhvillimit të Debian t'i kushtojë lehtësisë së përdorimit dhe interfaqes grafike një prioritet tepër të ulët. Por mesa duket gjërat kanë filluar të ndryshojnë...
Portali i mirenjohur internacional Yahoo! vendosi te heqe dore nga sistemi pronesor i krijuar ne C/C++ dhe te kaloje strukturen e portalit te tij krejtesisht ne PHP. Mund te lexoni diçka me shume, ketu.