Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
[img_assist|nid=1289|title=|desc=|link=none|align=left|width=100|height=23]Lëshohet Plone 3.1.1; të rejat kanë të bëjnë me lloje të rinj portlet, përmirësime për OpenID e RSS, nivelin e sigurisë e shumë të tjera.
Një prej objektivëve kryesorë të versionit 3.1 është lehtësimi i proçedurës së përditësimit të Plone 3.0, por edhe duke shtuar përmirësimin e sigurisë dhe një infrastrukturë efikase për programuesit.
[img_assist|nid=1290|title=|desc=|link=popup|align=left|width=100|height=33] Projekti Fedora sapo ka lëshuar versionin e ri 9 të Fedora, emri në kod Sulphur. Sipas shënimeve të lëshimit të rejat dhe përmirësimet janë të shumta (e besoj që të apasionuarit e kësaj shpërndarje do të kenë mundësinë ta konfermojnë) e mund të lexohen tek faqja përkatëse e sitit web të Projektit Fedora.
Sapo është zbuluar një problem i rëndë sigurie lidhur me kyçet identifikues/shënues krijuar me openssl (duke filluar nga versioni 0.9.8c-1, 17-09-2006).
Problemi është specifik për Debian (apo të derivuar) dhe nuk prek shpërndarjet e tjera Linux. Preken nga ky problem kyçet SSH, kyçet OpenVPN, kyçet DNSSEC, kyçet e krijuar për përdorim në çertifikatat X.509 dhe kyçet e seancave të përdorur për lidhjet SSL/TLS. Nuk preken kyçet e krijuar me GnuPG ose GNUTLS.
Përditësimi i zakonshëm i sistemit do të instalojë pakot e korrigjuara të OpenSSL (0.9.8c-4etch3 për versionin stabël etch dhe duke filluar nga versioni 0.9.8g-9 për lenny e sid).
[img_assist|nid=1291|title=|desc=|link=none|align=left|width=100|height=28]Komuniteti i OpenSolaris sapo ka lëshuar versionin e parë zyrtar të sistemit operativ të quajtur OpenSolaris, deri tani në dispozicion vetëm në versione alpha për zhvilluesit dhe kuriozët. Lëshimi korrespondon me kongresin e CommunityOne që mbahet në San Francisco. OpenSolaris 2008.05 karakterizohet nga përpjekjet për ta bërë sa më tërheqëse për përdoruesit e piataformës rivale Linux.