Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Sapo është vënë në dispozicion "GNOME Community Roadmap" , instrumenti që jep mundësinë e njohjes me të rejat dhe ndryshimet që mund të presim nga versionet e ardhshëm të GNOME.
Roadmap venë në dispozicion ka të bëjë me versionin e ardhshëm 2.22 dhe pjesërisht me versionin 2.24 të GNOME.
Një kërkues australian i Universitetit të Melbourne ka zbuluar menyrën për t'i bërë lidhjet ADSL deri 100 herë më të shpejta.
[img_assist|nid=1244|title=|desc=Foto e John|link=none|align=left|width=100|height=68]Emri i kërkuesit është John Papandriopoulos dhe zbulimi i tij është një algoritëm në gjendje të zvogëlojë interferimet elektro-magnetike që aktualisht "dëmtojnë" sinjalin ADSL, duke mos lejuar në lidhjet aktuale arritjen e shpejtësive më të mëdha se 20Mbps. Përveç kësaj, shpejtësitë e barabarta me 20Mbps (pra maksimumi) arrihen në linjat aktuale vetëm në kushte të veçanta ndërsa, falë algoritmit të kërkuesit australian, shpejtësia e lidhjes mund të arrijë me lehtësi vlera prej 100Mbps.
Ubuntu 7.10 Desktop Edition afron një interfaqe të përmirësuar përdorimi, suport të përmirësuar hardware, mekanizma më efikasë monitorimi integruar me kërkimet desktop.
Informacione më të hollësishme: http://www.ubuntu.com/news/ubuntu-desktop710
Edhe Rusia po përgatit një revolucion të vërtetë në lidhje me sistemet informatikë: në fakt, mbas kalimit të periudhës eksperimentale së testimit në tre rrethet pilot të zgjedhur, nga viti 2009 Linux do të instalohet në të gjitha shkollat ruse. Sistemi që do të instalohet është mbiquajtur "Russian OS".
Kuba, Franca, Kina, e shumë shtete të tjerë kalojnë në Linux... po Shqipëria???