Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Është paraqitur në datën 10 të këtij muaji plani për kalimin e infrastrukturës së Dhomës së Deputetëve të parlamentit italian (Camera dei Deputati) nga Windows në Linux.
Plani i plotë parashikon kalimin gradual të krejt administratës drejt sistemit të ri operativ si dhe vënien në dispozicion të klientëve nga ana e bibliotekës së Montecitorio-s të kompjutërve me Linux.
Pra, duke filluar nga dita e djeshme, çdo deputet që kryen kërkesë mund të instalojë në kompjuterin e tij personal, laptop apo desktop, si dhe në kompjuterët e zyrës së tij sistemin operativ GNU/Linux.
Sapo janë lëshuar versioni GNOME 2.18.3 stable që duhet të jetë lëshimi i fundit përsa i takon serisë 2.18 dhe versioni GNOME 2.19.4 unstable, lëshimi i katërt i degës së zhvillimit, versioni përfundimtar i së cilës parashikohet të lëshohet për në shtator 2007.
para nje jave kalova ne KDE mbas shum e shum kohesh duke punuar ne Gnome. Dhe ajo qe arrita si konkluzion eshte qe Gnome+beryl nuk krahasohen fare me kde. Gnome harxhon shume pak procesor dhe eshte praktik ka me shum mundesi modifikimi sesa KDE duke perjashtuar avantzhet e KDE per "multiple wallpaper" qe eshte dicka e mire. Gjithsesi akom skam provuar KDE me beryl por besoj se do kthehem ne GNOME edhe per shume kohe ne vazhdim...
P.S. Nqs dini ndonje avantazh te vecante qe ka KDE dhe Gnome nuk e ka, Ju lutem shkruani nje koment.
Mbas pak më shumë se dy muaj e gjysëm nga lëshimi i fundit i urojmë mirëseardhjen versionit të ri 2.6.21 të kernel linux.
Midis ndryshimeve duhet të përmendim shtimin e një mekanizmi të ri të quajtur Dynticks, që mundëson një cikël idle pa tick: shpjeguar thjesht jep mundësinë e arritjes së një preçizioni më të madh gjatë matjeve të përkohshme të kernel dhe, në një sasi më të vogël, mundësia për të kursyer pak më shumë energji elektrike (pra përmirësim i autonomisë tek kompjuterët portatël).