Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Eagle Mobile, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, është në kërkim të personave të kualifikuar dhe me eksperiencë.
Aplikimi mund të kryhet duke shkarkuar dhe plotësuar formularin vënë në dispozicion në sitin zyrtar të Eagle. Mbasi të jetë plotësuar, formulari, i shoqëruar nga CV personal, duhet të dorëzohet via e-mail në adresën hr@eaglemobile.al.
Liçensa falas për Crossover Linux dhe Crossover Games, për Linux dhe për Mac!
Për ata që nuk e njohin Crossover është versioni me pagesë i Wine, programit që jep mundësinë e ekzekutimit të aplikativëve dhe lojrave të shkruara për Windows në sistemet Linux e Mac. Kështu mund të ekzekutoni Photoshop apo Microsoft Office tek kompjuteri juaj me Linux.
Oferta është e vlefshme vetëm për sot dhe, sikurse mund të kuptohet, server-ët janë me të vërtetë tepër të ngarkuar.
GNOME 2.24 është versioni më i ri i GNOME Desktop: një mjedis desktop shumë i përhapur dhe për shumë piataforma. Objektivi i GNOME është të jetë i lehtë në përdorim, stabël dhe të ketë një suport të klasës së parë për përdorshmërinë dhe internacionalizimin.
[img_assist|nid=1309|title=|desc=|link=url|url=http://library.gnome.org/misc/release-notes/2.24/index.html.sq|align=center|width=200|height=150]
Mbas shfletimit të shpejtë të The Comic Book vendosa të shtoj edhe një tjetër "browser web" në kompjutër. Meqenëse akoma nuk janë lëshuar versionet për Mac e Linux të Google Chrome, i vetmi sistem për të provuar shfletuesin e ri mbetet Windows. Sidoqoftë, ja Google Chrome, shfletuesi që sipas shumë komentuesve do të ndryshojë rrënjësisht menyrën e përdorimit të Internet.