Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Kujt prej jush nuk i ka qëlluar për një shkak apo një tjetër t'i duhet të reinstalojë nga fillimi komplet sistemin operativ, le të ngrejë dorën :-)
Dhe sa prej jush kanë pasur nevojë të kryejnë backup të krejt hard diskut në CD, apo të komplet pinguinit tonë të dashur, mbasi keni kaluar ditë duke e konfiguruar deri në imtësitë më të vogla, sipas nevojës apo dëshirës?
Përgjigja (jo e vetmja) mund të jetë mkCDrec, një projekt OpenSource, që dallon nga të tjerët për mundësitë e shumta që afron si dhe lehtësinë në përdorim.
The latest GNOME Development Release is ready for your bug-busting and testing pleasure! It is available for immediate download on ftp.gnome.org and mirrors...
Po...mesa duket është e vërtetë, lajmet që pëshpëriteshin ditët e fundit me zë të ulët u konfermuan nga vetë Microsoft Corp.: kodi burues i Windows Nt dhe Windows 2000 është vjedhur nga arkivet e "sigurt" Microsoft dhe është duke lundruar "i qetë" dhe pa sekrete nëpër Internet. Në vazhdim, për kuriozët, po bashkangjit një pjesë të "sekretit industrial" më të mirëruajtur në botë.
Zhvilluesit e Fedora kanë njoftuar vënien në dispozicion për shkarkim të Fedora Core 2, në versionin Test1. Ky version lëshohet në menyrë që të provohet dhe të njoftohen difektet e mundëshme në funksionim (që për fat të keq shoqëruan versionin e Fedora Core 1): Të rejat? Me të vërtetë të shumta: krahas kernel-it 2.6 do të gjeni dhe GNOME 2.5, KDE 3.2 e shumë të tjera.