Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

XHaXHi_ELi's picture

Lidhja me Internetin

Lidhja me Internetin

Forume: 
AlbLinux's picture

Pamjet e para nga versioni në shqip i GNOME 2.8

Versioni i ri 2.8 i ambientit të punës GNOME është lëshuar para dy ditësh. Pa e tepruar mund të themi që është ndoshta versioni më i mirë i lëshuar nga Grupi zhvillues i GNOME.
Bie në sy menjëherë përpjekja e kryer për të afruar një ambient pune të thjeshtë në përdorim dhe në konfigurim. Edhe kush nuk ka përdorur ndonjëherë Linux mund të konfigurojë gjithçka me disa klikime dhe të jetë gati për lundruar në Internet apo për të dërguar apo marrë postën, gati për të shkruar apo vizatuar, gati për të programuar!

AlbLinux's picture

GNOME 2.8 Desktop & Developer Platform

GNOME 2.8 Desktop dhe Developer Platform është versioni më ri i ambientit popullor e të lirë të punës.

GNOME funksionon në piataforma të ndryshme, përfshirë GNU/Linux (zakonisht të quajtur Linux), Solaris, HP-UX, BSD dhe Darwin. GNOME zotëron karakteristika të fuqishme si kualitetin tepër të lartë në vizatimin e tekstit dhe kualitet të parë përsa i takon internacionalizimit dhe suportit për açesibilitetin, përfshirë suportin për tekstet dy-drejtimore.

GNOME është pjesë e Projektit GNU, dhe është Software i Lirë.

AlbLinux's picture

GNOME 2.8 Release Candidate 1 (2.7.92)

Ja ku arrin Release Candidate e parë për GNOME2.8. Ky version shënon hapin e parë drejt versionit përfundimtar që parashikohet të lëshohet rreth datës 15 shtator.

Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë përdoruesit shqipfolës të GNU/Linux të ndihmojnë në testimin e përkthimit në shqip për versionin e ri: këto dy javë të mbetura, grupi i përkthimit, do t'ja kushtojë vetëm gjetjes dhe korrigjimit të gabimeve të mundëshme (përkthimi në shqip për GNOME 2.8 është në 100%).
Ndihma e testuesve nevoitet këto ditë më shumë se çdo herë!

Në vazhdim, lajmërimi i plotë:

AlbLinux's picture

Një Hard Disk USB me Mandrakelinux gati për përdorim

Quhet GlobeTrotter dhe, është Mandrakelinux i preinstaluar në ultra-compaktin 'LaCie Mobile Hard Drive.' HD është USB, pra mjafton t'a lidhni në kompjuterin tuaj dhe do të keni gati për funksionim një nga shpërndarjet më të lehta GNU/Linux.
Kompjuteri juaj (dhe sistemi që keni instaluar) nuk do të pësojë asnjë ndryshim, asnjë file do të instalohet apo fshihet, mund të punoni të qetë në HD e shtuar.
Në këtë menyrë, për vetëm 199€, Mandrake synon të kthejë në përdorues të Linux edhe ata përdorues që nuk arrijnë apo nuk "guxojnë" të instalojnë Linux në PC e tyre.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS