Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Sapo është vënë në dispozicion për shkarkim dhe testim release candidate e dytë e Desktop KDE 3.3. Po i afrohemi me hapa të shpejtë ditës së lëshimit të versionit përfundimtar 3.3 të KDE.
Të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë këtë version, mund t'a shkarkojnë nga adresa në vazhdim:
David Uhlman ka mbledhur së bashku në një artikull disa "tips and tricks" për të shfrytëzuar dhe përdorur sa më mirë GNOME. Në versionin e ri të librit 'Gnome Hacks' që do të botohet së shpejti nga Oreilly, do të mund të zbuloni shumë "sekrete" të tjerë
Për të gjithë ata që tashmë përdorin apo instalojnë Linux duke shfrytëzuar versionet e ashtuquajtura "Live CD", dua të njoftoj lindjen e një tjetër fork të Knoppix: Kanotix.
Përse të provojmë Kanotix, kur kemi Knoppix? Sepse kjo shpërndarje komplete bazohet krejtësisht në Debian/sid (me përjashtim të XFree) dhe është e optimizuar për t'u instaluar në Hard Disk!
Para pak orësh është lëshuar versioni i ri stabël 2.4.27 për degën 2.4 i kernel linux. Ky version korrigjon në rradhë të parë problemet në lidhje me sigurinë, ndër më të rendësishmet, mund të përmendim:
CAN-2004-0495 (Al Viro sparse fixes) CAN-2004-0497 (users could modify group ID of arbitrary files on the system) CAN-2004-0535 (e1000 minor info leak) CAN-2004-0685 (backported Conectiva usb sparse fixes) CAN-2004-0415 (file offset pointer handling race) CAN-2004-0565 (information leak ia64)