Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Jo...nuk është akoma gati Albanix :-) Ajo që ju afrojmë tani është një Linux LiveCD, bazuar në MorphixBase0.5-pre5, kombinuar me GNU/Linux Debian/SID (15/12/2004), me ambientin e punës GNOME 2.8.1 në shqip!!!
Tashmë gjithkush mund të provojë versionin shqip të GNOME thjesht duke nisur kompjuterin nga CD, pa patur nevojë të instalojë asnjë byte në diskun fiks.
Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 2.8.2 i Ambientit të punës GNOME. Edhe ky version, ashtu si versionet e kaluar, suporton 100% gjuhën tonë shqipe. GNOME 2.8.2 pasqyron ndryshimet, korrigjimet dhe përmirësimet e fundit e afruara nga mirëmbajtësit, zhvilluesit, përkthyesit dhe zbuluesit e raportuesit e difekteve. Mund të shkarkohet si zakonisht nga adresat (në vazhdim) ftp të vëna në dispozicion nga Projekti GNOME, të përdoret rruga e zakonshme e instalimit për shpërndarjen GNU/Linux në përdorim, ose ... duke provuar GNOME në shqip direkt nga LiveCD që do t'ju vihet në dispozicion së shpejti.
Of special note in this release is the new 'gnome-menus' module, which youwill need if you would like to have your... GNOME... menus. :-) It is a newXDG spec compliant menu system, brought to us by panel co-maintainer, MarkMcLoughlin!