Projekti Debian njofton lëshimin zyrtar të Debian GNU/Linux versioni 5.0 (emri në kod "lenny"), mbas 22 muajsh zhvillimi të vazhdueshëm. Debian GNU/Linux është një sistem operativ i lirë që suporton dymbëdhjetë arkitektura proçesorësh dhe përfshin mjediset desktop KDE, GNOME, Xfce dhe LXDE. Afron gjithashtu kompatibilitet me FHS v2.3 dhe programet e zhvilluar për versionin 3.2. të LSB.
Debian
Albanian Wizard | Blogu i studenteve shqiptare
Ne rradhe te pare urime per punen dhe shpresoj se userat e linux do te shtohen dhe sdo jene kaq pak si tani..
Doja te lajmeroja per nje blog shqiptare te dedikuar IT, informatikes ne pergjithesi dhe elektronikes.
http://albanianwizard.org Nje blog shume i veçant dhe nga te paret ne lloin e tyre krejt ne shqip.
Ne te do te gjenden shume informacione rreth IT, akritektures, programimit , sistemeve operative dhe veçanerisht atyre Linux (pasi edhe une jam perdorues i linux) dhe siguris ne pergjithesi.
ubuntu 8.10 displayconfig probleme me ndrrimin e madhsis pas instalimit 640x400
Prshndetje e kam instalu ubuntu 8.10 por vetm me ket Bildschirmauflösung 800x400 por problemi asht nuk mund ta ndrror
per momentin ne ubuntu 8.4 e kam 1280x1024_50 Hz
i njejti problem ka qen me ubuntu 8.4 por ktu e kam ndrru ne ket meny ( sudo displayconfig-gtk )
kurse ne 8.10 nuk funksionon ne ket mnyr
nese din dikush si mund ta ndrroj .
flm.
Mbas Lenny, si do ta ketë emrin versioni i ardhshëm i Debian?
Është bërë i njohur emri i versionit të ardhshëm të Debian. Versioni i ardhshëm stabël mbas lëshimit të Lenny do të jetë... e pra po, personazhet e Toy Story do të na shoqërojnë akoma e akoma: Mbas Lenny arrin Squeeze (alieni me tre sy). Nuk e keni parasysh kush është?? Ja këtu, dhe me tre sy.!