You are here

Lëshohet Debian 10 "buster"

laurenti's picture

Mbas 25 muajsh zhvillimi, projekti Debian me krenari prezanton versionin e ri stabël 10 (emri në kod "buster"), që do të suportohet në 5 vjetët e ardhshëm falë punës së kombinuar të grupit për sigurinë Debian dhe grupit Debian Long Term Support (suporti i përzgjatur Debian).

Debian 10 "buster" përfshin aplikativë dhe ambiente të ndryshëm Desktop. Midis të tjerëve tani përfshihen këto ambiente desktop:

  • Cinnamon 3.8,
  • GNOME 3.30,
  • KDE Plasma 5.14,
  • LXDE 0.99.2,
  • LXQt 0.14,
  • MATE 1.20,
  • Xfce 4.12.

Njoftimi i plotë zyrtar...

Forume: 
Sisteme Operativë: 

Komente

penguin's picture

Nje lapsus i vogel. Eshte cilesuar dy here Mate 1.2. Ne vend te tij desktopi duhej thene Xfce 4.12.

laurenti's picture

Njoftimi tani duhet të jetë korrekt. (Problemi është i imi: kaloj nga një ekstrem në tjetrin, Gnome për PC/Laptop e "Asgjë" për server)