You are here

Siti AlbLinux

Lajme dhe lajmërime në lidhje me sitin tonë

laurenti's picture

AlbLinux në DRUPAL 6.14

AlbLinux.net sapo ka kryer përditësimin në versionin 6.14 të DRUPAL.

Përditësimi nuk ka krijuar ndonjë problem (gjatë fazës së përditësimit), nëse ndeshen probleme gjatë përdorimit, jeni të lutur të njoftoni.

Njëkohësisht janë fshirë nga databaza të gjithë përdoruesit që janë regjistruar dhe nuk janë futur asnjëherë në sit.
- Janë bllokuar adresat IP të përdoruesve që janë sjellë apo sillen në menyrë keqdashëse në sit!
- Janë bllokuar adresat e-mail të kujt krijonte spam në sitin tonë.
- Janë bllokuar IP/domain nga vijnë kërkesa për regjistrime automatike të pakontrolluara.

Internet: 
Lajme & Lajmërime: 
laurenti's picture

Përsëri në linjë!

Mbas një periudhe të gjatë, siti i AlbLinux(net/org) kthehet përsëri në linjë.
Shkaktarë për "fikjen" e sitit qenë sulmet e vazhdueshme, të llojeve të ndryshëm që, megjithëse nuk arrinin të preknin sigurinë e sitit, krijonin një mbingarkesë të papranueshme në server.
Duke patur parasysh që AlbLinux funksionon krejtësisht në baza vullnetare, nuk ka qëllime fitimi dhe nuk ka pranuar dhe as ka për të kërkuar ndonjëherë ndihmë financiare, sulmet ndaj këtij siti duken gjithmonë e më absurdë e të pakuptueshëm!

Lajme & Lajmërime: 
laurenti's picture

AlbLinux.net sërish në punë

Mbas përditësimeve të nevojshme (shiko këtu) siti i AlbLinux kthehet përsëri në punë.

Për çdo lloj problemi ndeshur gjatë përdorimit të zakonshëm, mund të përdoret tema përkatëse e forumit.

Shfletim i mbarë!

Lajme & Lajmërime: 
laurenti's picture

Serveri i ri i përkthimeve

[img_assist|nid=1293|title=|desc=|link=none|align=left|width=75|height=100]Duke filluar nga dita e sotme vihet në punë serveri i ri eksperimental i përkthimeve në linjë. Pjesa "eksperimentale" ka të bëjë vetëm me makinën ku është instaluar shërbimi: duhet kryer akoma "tarimi" në ngarkesë të plotë pune për të përcaktuar në menyrë të saktë kërkesat e nevojshme hardware dhe banda në regjim pune.

Open Source: 
Lajme & Lajmërime: 
laurenti's picture

Kalimi nga Drupal 4.7 në Drupal 6.4

Kaloi një kohë e gjatë pa shkruar këtu. Mungesë kohe, puna... e pastaj disa ditë pushime.
Mungesë kohe??? Një sit web nuk pranon këtë term: o ke o nuk ke kohë për ta mirëmbajtur!
Para pak ditësh më arrin një email klasifikuar si "Urgjent" nga administratori i serverit ku "banon" AlbLinux.net: Aktivitet i jashtzakonshëm në sit; Përpjekje për marrjen e kontrollit të krejt serverit web.

Internet: 
Open Source: 
Lajme & Lajmërime: 
Subscribe to RSS - Siti AlbLinux