You are here

AlbLinux në DRUPAL 6.14

laurenti's picture

AlbLinux.net sapo ka kryer përditësimin në versionin 6.14 të DRUPAL.

Përditësimi nuk ka krijuar ndonjë problem (gjatë fazës së përditësimit), nëse ndeshen probleme gjatë përdorimit, jeni të lutur të njoftoni.

Njëkohësisht janë fshirë nga databaza të gjithë përdoruesit që janë regjistruar dhe nuk janë futur asnjëherë në sit.
- Janë bllokuar adresat IP të përdoruesve që janë sjellë apo sillen në menyrë keqdashëse në sit!
- Janë bllokuar adresat e-mail të kujt krijonte spam në sitin tonë.
- Janë bllokuar IP/domain nga vijnë kërkesa për regjistrime automatike të pakontrolluara.
- Regjistrimi i një përdoruesi të ri nuk është më një proçedurë automatike: nevoitet kontrolli paraprak dhe miratimi i një nga admin të sitit për të pranuar një përdorues të ri.
Nëse siti bllokon hyrjen tuaj dhe mendoni që ju kemi bllokuar gabimisht, jeni të lutur të dërgoni një e-mail tek info at alblinux.net

Përsa i përket përkthimit të plotë në shqip për DRUPAL-6.14, është akoma në fazën e përfundimit: ky sit sinkronizohet 1 herë në ditë me serverin e përkthimeve për të marrë përkthimet e reja. Nëse ndeshni gabime ortografike/llogjike në përkthim (gjatë përdorimit të sitit) jeni përsëri të lutur të ndërhyni.
Parashikohet lëshimi i një versioni "stabël" të përkthimeve në shqip për versionet 6.x të DRUPAL (core) rreth fundit të këtij muaji (lëshim në serverin cvs zyrtar të drupal.org).

Nëse keni dëshirë mund të kontrolloni përkthimet aktuale apo përktheni (duke u regjistruar paraprakisht) tek kjo faqe.

Internet: 
Lajme & Lajmërime: