You are here

Përsëri në linjë!

laurenti's picture

Mbas një periudhe të gjatë, siti i AlbLinux(net/org) kthehet përsëri në linjë.
Shkaktarë për "fikjen" e sitit qenë sulmet e vazhdueshme, të llojeve të ndryshëm që, megjithëse nuk arrinin të preknin sigurinë e sitit, krijonin një mbingarkesë të papranueshme në server.
Duke patur parasysh që AlbLinux funksionon krejtësisht në baza vullnetare, nuk ka qëllime fitimi dhe nuk ka pranuar dhe as ka për të kërkuar ndonjëherë ndihmë financiare, sulmet ndaj këtij siti duken gjithmonë e më absurdë e të pakuptueshëm!

Shkaku tjetër (ndoshta akoma më i rendësishëm) është koha personale që mund të vë në dispozicion të mirëmbajtjes së sitit: midis punës dhe familjes, kjo kohë reduktohet çdo ditë e më shumë.

Sidoqoftë, do të vazhdohet të ruhet premtimi ynë: AlbLinux do të vazhdojë të jetë në shërbim të komunitetit shqiptar të dashamirësve të universit OpenSource, do të vazhdojë mirëmbajtja dhe shtimi i materialeve informues, manualëve/udhëzuesve, forumeve e gjithçka tjetër që mund të gjeni tani dhe në të ardhmen në këtë sit.

Gradualisht do të rifillojnë aktivitetin dhe sistemet që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e përkthimeve në shqip të projekteve të ndryshëm me burim të hapur të përkrahur nga komuniteti shqiptar (i AlbLinux apo të tjerë). Në gjëndjen aktuale (akoma jo funksionues në 100%) mund të vizitohet serveri Pootle i përkthimeve në shqip dhe serveri për përkthimet e Drupal.

Jeni të gjithë të ftuar për pjesëmarrje në projekte dhe në pasurimin e AlbLinux.

Studime/punë të mbarë të gjithë lexuesve të AlbLinux.

Laurent Dhima

Lajme & Lajmërime: 

Komente

Anonim's picture

;)

suksese