AlbLinux.net sapo ka kryer përditësimin në versionin 6.14 të DRUPAL.
Përditësimi nuk ka krijuar ndonjë problem (gjatë fazës së përditësimit), nëse ndeshen probleme gjatë përdorimit, jeni të lutur të njoftoni.
Njëkohësisht janë fshirë nga databaza të gjithë përdoruesit që janë regjistruar dhe nuk janë futur asnjëherë në sit.
- Janë bllokuar adresat IP të përdoruesve që janë sjellë apo sillen në menyrë keqdashëse në sit!
- Janë bllokuar adresat e-mail të kujt krijonte spam në sitin tonë.
- Janë bllokuar IP/domain nga vijnë kërkesa për regjistrime automatike të pakontrolluara.
Për shkak të http://drupal.org/node/324824 sapo është kryer përditësimi i sitit në Versionin 6.6 të Drupal.
Përditësimi (6.4 --> 6.5 --> 6.6) u krye pa probleme: siti u vendos për vetëm 15 min në modalitetin "Mirëmbajtje".
Upgrade është i këshillueshëm për të gjithë ata që përdorin DRUPAL në versionet e prekur nga problemet e përshkruar në faqen zyrtare të Drupal, dhe kryhet duke ndjekur këtë proçedurë të thjeshtë:
1- Lidhja në sit si përdorues 1 (përdoruesi admin që ka krijuar për herë të parë sitin)
2- Ndryshimi i modalitetit të funksionimit të sitit në "Jashtë linje"