Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Për shkak të thyerjes së server-it web gnome.org, lëshimi i versionit stabël 2.6 të D&DP GNOME, shtyhet për në datën 31 Mars.
Megjithëse sipas kontrolleve të deritanishme, kodi burues i GNOME nuk duket të jetë i infektuar, grupi përgjegjës i lëshimeve të GNOME, vendosi të japë një afat tjetër për të mundësuar kontrollin e hollësishëm të të gjitha rezervave dhe vënien në funksion të të gjithë shërbimeve.
Ja ku lëshohet versioni 2.0 i GIMP, njërit prej programeve më të mirë në qarkullim për trajtimin e imazheve. Për herë të parë me këtë version afrohet dhe suporti i plotë për sistemet operativë jo të bazuar në Unix, si Microsoft Windows dhe Macintosh OS X.