Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Lëshohet linux kernel 2.6.16.4

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 2.6.16.4 i kernel linux.Ky version lëshohet vetëm pak orë mbas vënies në dispozicion të versionit paraardhës: me sa shihet nga ndryshimet kemi të bëjmë me korrigjimin e menjëhershëm të një difekti.Shkarkimi, si gjithmonë, nga siti zyrtar i Arkivit të Linux Kernel.

laurenti's picture

Instalimi i Drupal CMS në shqip.

Seksioni i udhëzuesve tek AlbLinux është pasuruar me një udhëzes të ri praktik mbi instalimin bazë të CMS Drupal.Udhëzuesi është shkruar për sistemet operativë GNU/Linux por, konceptet vlejnë edhe për sisteme të tjerë operativë.Një version i përshtatshëm për printim, në këtë adresë.Figurat e marra gjatë instalimit, mund të shihen tek Galeria e AlbLinux.

laurenti's picture

Drupal, tashmë krejtësisht në shqip.

Shtyrë fillimisht nga nevoja për të patur sitin tonë krejtësisht në shqip, por më pas tërhequr gjithmonë e më shumë nga forca, bukuria dhe pastërtia e Drupal, një nga CMS (Content Management System) më të fuqishëm në qarkullim, vendosa të mos ndalem thjesht me përshtatjen në shqip të AlbLinux, por të vazhdoj me përkthimet zyrtare të DRUPAL.Drupal paraqitet me një interfaqe të përbërë nga rreth 2160 mesazhe të përkthyeshëm në gjuhë të ndryshme: duke filluar nga dita e sotme, mesazhet e Drupal janë krejtësisht në shqip (100%).Mund të shkarkohen lirisht, për versionet e dëshiruar, nga siti zyrtar drupal.org.

laurenti's picture

GNOME 2.14 në Debian SID

Duke filluar nga dita e djeshme, pjesa më e madhe e paketave të GNOME 2.14 gjendet në Debian Sid.

Ja file i sources.listapt që jam duke përdorur:

/etc/apt/sources.list

deb file:/opt/cache/apt-build/repository/ apt-build main

####################################################################
# Experimental
####################################################################
deb http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib
deb-src http://ftp.it.debian.org/debian/ experimental main contrib

deb http://debian.fastweb.it/debian/ experimental main non-free

laurenti's picture

Google këshillon përdorimin e Firefox

Google u ka shkruar dje 'quality rater' të tij për t'i ftuar në menyrë të qartë në përdorimin e Firefox në punën e tyre të përditshme për shoqërinë.

Quote:
Dear Raters,"It has come to our attention that there is a security issue with Internet Explorer. Until further notice, you are welcome to use Firefox or another browser of your choice exclusively, for ALL your rating work: merit and flag determination."The Human Eval Team
'Quality rater' janë njerëz që punojnë për Google nga shtëpia, me anë të internet, për të vlersuar korrispondimin midis fjalëve kyçe dhe siteve me qëllim që të përmirësojnë algoritmin e vendosjes tek motorri i kërkimit.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS