Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Ja ku arrin dhe versioni i ri stabël 2.5.3 i phpMyAdmin, ndoshta akoma njëra nga interfaqet më të mira grafike për manazhimin e databazave. phpMyAdmin është multi-piataformë (pra funksionon në sisteme të ndryshëm operativë) dhe afrohet në 44 gjuhë të ndryshme. Kush nuk e ka parë ndonjëherë në punë, mund të klikojë këtu për një demostrim live.
Jemi duke ju afruar çdo orë e më shumë ditës së lëshimit të versionit stabël 2.4 të desktop GNOME. Ndërkohë ja ku lëshohet Release Candidate e parë e mbiquajtur "Kublai". Ju ftoj t'a shkarkoni dhe të filloni të përgatiteni shpirtërisht të zevëndësoni ...KDE që jeni duke përdorur :-)
Release Candidate e lëshuar përmban korrigjimet e minutës së fundit si dhe përkthimet e reja të shtuara (ndoshta nuk është një surprizë për ju por, 2.4 do të jetë versioni i parë në të cilin do të suportohet zyrtarisht edhe gjuha shqipe).
F. B. sipas praktikës që tashmë vazhdon që prej disa versionesh të PHP-Nuke, vuri në dispozicion të të gjithëve versionin 6.8 të PHp-nuke, plot një muaj mbas vënies në dispozicion për anëtarët pagues (anëtarët e klubit).