Problem dhe nje mendim

Administrator me komandat qe me dhe per tu lidhur me internet duke perdorur Slackware 9.0 nuk mundesha dot a ka mundesi tjeter per tu lidhur me internetin ? Si mund te punoj me C++ ne Linux Slackware. Ku mund ta gjej g++ jam munduar po nuk mund ta hap a mund te ma tregoni rrugen ju lutem.



Kam nje mendim. Do deshiroja qe pervec Linux te hapet dhe nje rubrike tjeter ku mund te flasim per C++. Eshte e nevojshme literatura e gjuheve te programit si dhe Operating System Linux ne gjuheh shqipe. Do filloj te nis te perkthej Unix ne gjuhen shqipe. Me literature te pasur dhe me vullnet te madh do mundohemi qe te pasurojme dhe forcojme edukimin shqiptar.

Problem dhe nje mendim

Përshëndetje patrioti1,

mesa më kujtohet ju kishit një lidhje internet të llojit xDSL. Duke shpresuar që keni në dispozicion një

modem ethernet

mund t´ju këshilloj mënyrat me të cilat mund të lidhesh në internet:

a- Rruga më e thjeshtë: Shkarko dhe instalo

rp-pppoe

që eshtë një nga programet më të mirë dhe i komentuar në menyrë të qartë përsa i takon konfigurimit dhe përdorimit.
b- Rruga manuale: ja si duhet të veprosh.

b1- Shkarko versionin e fundit të ppp nga CVS me anë të komandave:

$ cvs -d :pserver:cvs@pserver.samba.org:/cvsroot login
[shtyp pulsantin "Enter" kur te kerkoje password]

$ cvs -z5 -d :pserver:cvs@pserver.samba.org:/cvsroot co ppp

Komanda e fundit do t´ju krijojë një directory me emrin

ppp

: futuni në të (cd ppp). Para se të kryesh çdo veprim ç´instalo versionet e mundshëm që mund të kesh instaluar në sistemin tënd duke përdorur tool removepkg ose pkgtool. Tani mund të vazhdosh me kompilimin dhe instalimin e ppp (lexo file README ose INSTALL po pate probleme me procedurën)

Tani do të të duhet të ndryshosh disa files (me një editues të thjeshtë teksti):

/etc/ppp/options

: duhet të shtosh rreshtin në vazhdim

plugin /usr/lib/pppd/2.4.2b1/rp-pppoe.so
name accounti_juaj@adresa.org

/etc/ppp/pap-secrets

:

accounti_juaj@adresa.org * passwordi_juaj *

Ruani ndryshimet e kryera dhe jepini një

chmod 600

mbi file e ndryshuar.

Kaq duhet të mjaftojë: mund të lidhesh duke dhënë komandën

# pppd ethX - ku ethX është skeda juaj e rrjetit (eth0, eth1, etj).

Nëse më parë ke kërkuar të konfigurosh këtë skedë rrjeti duke i caktuar ndonjë adresë, që të mos kesh probleme hiqja konfigurimin (ndrysho file

/etc/rc.d/rc.inet1

dhe hiq adresën IP të skedës në fjalë).

Përsa i takon g++ nuk besoj që ke harruar instalimin e kompiluesit gjatë instalimit të Slack :-) Sidoqoftë, provo fillimisht të japësh komandat

g++ --version

ose

man g++

dhe shiko çfarë do të marrësh si përgjigje. Në çdo rast mund t´i instalosh (gcc-g++-3.3.2-i486-1 për versionin "current") duke përdorur

pkgtool

ose duke i kompiluar dhe instaluar vetë ti. Pakot e gatshme i gjen tek CD e Slack ose tek siti i Slackware.org

Përsa i takon literaturës në gjuhën shqipe, është si gjithmonë e mirëpritur :-)
Do të kujdesem të krijoj dhe forumet mbi disa nga gjuhët e programimit.

Opsionet e shfaqjes së komenteve

Zgjidh menyrën e preferuar për të shfaqur komentet dhe kliko tek "Ruaj rregullimet" për të aktivizuar ndryshimet e kryera.

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit