Zgjedhja e shpërndarjes GNU/Linux.

Lëvizuar m.q.s. dërguar në temë të gabuar...

Një anonim ka shkruar:

sapo kam instaluar suse 9.0 dhe me duket shume i veshtire ne perdorim.mezi arrita te vendos ip per internetin.kerkoj nje keshille nga ju.ke linux te perdor qe eshte i lehte ne perdorim dhe a ka linux ne shqip.ke do te me sugjeronit?flm

Kujdes...

Edhe njëherë ju lutem të kini kujdes ku shkruani dhe kryerjen e identifikimit para se të shkruani (Shiko këtë temë).

Tani në lidhje me kërkesën:
1- Jo, nuk ka GNU/Linux "të lehtë", është po aq i vështirë sa është dhe Windows. Nëse arrin të caktosh IP në Windows, me të njëjtin nivel vështirësie (ndoshta paksa më të ulët) arrin t'a caktosh edhe në Linux.Në varësi të nevojave personale zgjidhet edhe sistemi operativ, pra për çfarë veprimtarie të nevoietet kompjuteri?
2- Përgjigja e dytë, për fat është akoma Jo: Linux është kernel (ose më thjesht zemra, thelbi) i sistemit operativ GNU/Linux. Në shqip mund të gjeni ambientin e punës dhe të zhvillimit (GNOME apo KDE) si dhe një mori programesh dhe aplikativësh.
3- Një këshillë për të filluar? Ubuntu. Bile akoma më mirë, versionin LiveCD. Në këtë menyrë, mund të provoni/studioni GNU/Linux pa rrezikuar instalime në HD.
4- dhe e fundit: para se të kryeni instalime, merrni sa më shumë informacione, pyesni sa më shumë, lexoni sa më shumë.
Një pikë e mirë për të filluar është: Instalimi i një shpërndarje GNU/Linux, nga seksioni i Udhëzueve të sitit tonë.

Opsionet e shfaqjes së komenteve

Zgjidh menyrën e preferuar për të shfaqur komentet dhe kliko tek "Ruaj rregullimet" për të aktivizuar ndryshimet e kryera.

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit