Terme problematikë

Po filloj menjëherë duke afuar temën e diskutimeve të djeshme në IRC:



Përkthimi i termeve "File" (si emër); "File" (si folje); "File system"; "Regular File"; "Directory"; "Folder". E si rrjedhim i menyrës së përkthimit, lind e menjëhershme nevoja e ndryshimit të përkthimit të deritanishëm të termit "tab".



Termet e mësipërm, në programe apo interfaqe të ndryshme, janë përkthyer në menyrë të ndryshme.



Pra, jepni ide/propozime, për termet në vazhdim:



File

=

File

(përdorimi në menu, si folje) =

Directory

=

Folder

=

Tab

(si menyrë shfletimi) =

Terme problematikë

Ja, mendimi im:

File

= Fishë, Skedë

File

(përdorimi në menu, si folje) = ?!?!?!?

Directory

= Dosje, Skedar

Folder

= Dosje, Skedar

Tab

(si menyrë shfletimi) = ?!?!?!

Pa dashur aspak te dal jashte temes, do t´ju propozoja qe te krijonim nje baze te dhenash ne formen e nje fjalorthi per te vendosur termat ne gjuhe te huaj dhe perkthimet e tyre ne shqip! Megjithese me sa di une nje nisme e tille eshte marre edhe disa kohe me pare sidomos nga Besniku... qe ka bere nje pune shume te madhe per perkthimin e termave!

Pervec kesaj mund te ishte me mire te pashkepunohej edhe me grupe te tjera si KDE-shqip ose Gnome-Shqip sepse pjesetaret e tyre kane tashme njohuri te shumta dhe eksperience tge madhe ne kete fushe,

Gjithe te mirat!

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Bisha më 14-11-2004 14:31 ]

Terme problematikë

Shume temë e qelluar.

Po keto terme ne vazhdim si do t´i kishim perkthyer?

browser

= shfletues apo...?

username

= emer perdorues? (shume gjate!!!)

account

=

bandwidth

=

default

=

alias

=

Si dhe fjala me e perdorur ne internet,

"web site"

, si duhet te thuhet? Web faqe, apo web sit apo web sajt?

Pastaj fjala

support

thuhet "suport" apo "suportim"?

Megjithate une mendoj qe nuk ka nevoje te perkthehen

të gjitha

termet qe i shohim ne ekrante tona. Disa terme duhet te perdoren ne origjinal, pasi perndryshe u humb kuptimi!

Terme problematikë

support=mbështetje/përkrahje (?)

Përfundimisht si do vendoset për çështjen në fjalë? Duhet të presim "gjuhëtarët" me specializim për të vendosur?

Terme problematikë

Per mendimin tim per te perkthyer fjalet baze te informatikes eshte pak e veshtire sepse ne shqip vijne si fjali, por problemi eshte se nje perdorues aktual i perditshem i kompjuter do ta kishte shume te veshtire te integrohej ne kete fjalor edhe sepse eshte ne shqip. Problemi jon eshte qe nuk ekziston nje fjalor informatik ne gjuhen shqipe dhe kete nuk mund ta bejme dot ne (nuk e them per pesimizem) por duhet te jet nje gjuhetar qe mund ta beje kete, sepse nqs nuk ekziston nje fjalor informatik ne shqip psh. per mua
File=File etj... kurse per ty File=Skedar hmm ka dicka qe nuk shkon !!!
Shpresojme gje gjuhetaret dhe perkthyesit shqiptar ta marrin pak me seriozisht kete gje.

Opsionet e shfaqjes së komenteve

Zgjidh menyrën e preferuar për të shfaqur komentet dhe kliko tek "Ruaj rregullimet" për të aktivizuar ndryshimet e kryera.

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit