You are here

Zhvillim i shpejtë i Mandrake 9.0: arritëm tek beta 2

AlbLinux's picture

Me këtë lajmërim Mandrake bën të ditur vënien në dispozicion të beta 2 të shpërndarjes së saj në versionin 9.0. Midis të rejave në krahasim me beta 1 kthimi tek funksionimi i Java Virtual Machine për Mozilla (dhe Galeon) dhe një version i ri i tool për manazhimin e pakove rpmdrake. Me këtë lëshim Mandrake edhe një herë cilësohet si shpërndarja leader përsa i takon përfshirjes së software të freskët dhe të rejave të fundit në dispozicion.