You are here

Windows: kodi i vjetër është një kërcënim

AlbLinux's picture

Windows: kodi i vjetër është një kërcënim

Microsoft do të eleminojë krejtësisht kodin e vjetër akoma prezent tek sistemi opeartiv Windows dhe tek software-t e tjerë të kompanisë: është ky rezultati i iniciativës "trustworthy computing".

Windows: kodi i vjetër është një kërcënimMotivi i këtij vendimi kushtëzohet nga vetëdija që shpesh coprat e kodit të vjetër akoma të pranishëm tek produktet Microsoft janë shkaku i dobësive të rrezikshme (le të kujtojmë atë tek protokolli Gopher). Big-u i Redmond ka bërë të ditur që kjo iniciativë është një domosdoshmëri dhe duhet të zbatohet edhe duke pranuar rrezikun e humbjes së kompatibilitetit me programet e vjetër.
Pastrimi i kodit ka të bëjë me rreth 50 milion rrjeshta, por rruga që duhet ndjekur është e gjitha 'malore': varësitë e kryqëzuara janë të shumta dhe shpesh të harruara. Neumann, një ekspert sistemesh operativë, e ka komentuar kështu lajmin: "Problemi i këtij operacioni është që kodi është tepër i 'ngatarruar': do të jetë e vështirë t'a heqësh dhe të sigurosh që gjithçka do të funksionojë me korrektsi".