You are here

Shtyhet data e lëshimit të GNOME 2.6

AlbLinux's picture

Për shkak të thyerjes së server-it web gnome.org, lëshimi i versionit stabël 2.6 të D&DP GNOME, shtyhet për në datën 31 Mars.

Megjithëse sipas kontrolleve të deritanishme, kodi burues i GNOME nuk duket të jetë i infektuar, grupi përgjegjës i lëshimeve të GNOME, vendosi të japë një afat tjetër për të mundësuar kontrollin e hollësishëm të të gjitha rezervave dhe vënien në funksion të të gjithë shërbimeve.

Mund të ndiqni zhvillimet duke ndjekur këtë temë.