You are here

Procesorët e fundit Athlon kanë probleme me Linux

AlbLinux's picture

Procesorët e fundit Athlon kanë probleme me Linux

Nga titulli mund të duket si një tjetër manovër komerciale e Intel, por nuk është kështu.
AMD, njëra prej ndërmarrjeve dominuese në prodhimin e microprocesorëve për kompjuter, ka bërë të ditur që procesorët e fundit Athlon, si XP ashtu dhe MP, nuk arrijnë të funksionojnë në menyrë korrekte me Linux.
Ekziston në fakt një bug në Kernel Linux që shkakton konflikte në cache, dhe vetë AMD i ka kërkuar ndihmë komunitetit Linux për të gjetur një zgjidhje.
AMD sidoqoftë ka realizuar një patch eksperimental për të zgjidhur përkohësisht problemin.
Mund të klikoni këtu për të lexuar lajmin e plotë të publikuar tek The Inquirer mbi këtë argument.