You are here

Një Hard Disk USB me Mandrakelinux gati për përdorim

AlbLinux's picture

Quhet GlobeTrotter dhe, është Mandrakelinux i preinstaluar në ultra-compaktin 'LaCie Mobile Hard Drive.' HD është USB, pra mjafton t'a lidhni në kompjuterin tuaj dhe do të keni gati për funksionim një nga shpërndarjet më të lehta GNU/Linux.
Kompjuteri juaj (dhe sistemi që keni instaluar) nuk do të pësojë asnjë ndryshim, asnjë file do të instalohet apo fshihet, mund të punoni të qetë në HD e shtuar.
Në këtë menyrë, për vetëm 199€, Mandrake synon të kthejë në përdorues të Linux edhe ata përdorues që nuk arrijnë apo nuk "guxojnë" të instalojnë Linux në PC e tyre.

Informacionet e plota mund të merren nga kjo faqe.