You are here

Mozilla Firefox: më shumë se një milion shkarkime në 7 ditë

AlbLinux's picture

Nuk është akoma lëshuar versioni përfundimtar i parë i shfletuesit web Firefox, por ka mjaftuar versioni preview i tij që të arrihet një rezultat që ka befasuar të gjithë: brenda pak ditëve ky version është shkarkuar më shumë se 1 milion herë (1.300.000 për të qenë të saktë).
Ky rekord i arritur (Mozilla Foundation kishte parashikuar arritjen e këtij numri vetëm mbas 10 ditëve) ka shtyrë dikë të hipotizojë arritjen e pikës finale në antagonizmin midis software open source - software pronësor.
Sigurisht, jemi të gjithë në pritje të lëshimit të versionit përfundimtar të Mozilla Firefox, për të shqyrtuar efektin e tij mbi MSIE.