You are here

Morphix + Gnome2.8 në shqip!

AlbLinux's picture

Jo...nuk është akoma gati Albanix :-)
Ajo që ju afrojmë tani është një Linux LiveCD, bazuar në MorphixBase0.5-pre5, kombinuar me GNU/Linux Debian/SID (15/12/2004), me ambientin e punës GNOME 2.8.1 në shqip!!!

Tashmë gjithkush mund të provojë versionin shqip të GNOME thjesht duke nisur kompjuterin nga CD, pa patur nevojë të instalojë asnjë byte në diskun fiks.

Sigurisht, është personalizuar menu e nisjes së CD, në menyrë që dhe kush nuk njeh asnjë gjuhë tjetër veç shqipes, të mund të futet dhe të shfrytëzojë GNU/Linux me GNOME në shqip: çfarë duhet bërë është thjesht nisja e PC nga CD dhe në menunë që do të hapet të zgjedhë, nga zëri "Gjuhët e suportuara" -->" Albanix | Albanian".

Së shpejti do të shtohen tek forumi përkatës, pamjet e para dhe më shumë hollësi mbi përdorimin, shfrytëzimin e plotë apo instalimin në kompjuter (për ata që dëshirojnë të kalojnë me lehtësi në GNU/Linux Debian).

Ky version do të konsiderohet hapi i parë drejt krijimit të "Albanix", Linux liveCD të parë në shqip.

Shkarko imazhin ISO të Albanix
Pamjet e para të Albanix

== PERMBAJTJA :

- versioni më i ri në dispozicion i Morphix base: MorphixBase-0.5-pre3
- versionet më të rinj të programeve aktualisht në SID
- versioni i ri i GNOME (sid) [GNOME 2.8.1]

== NDRYSHIME :

- personalizimi i menusë së GRUB
- ndryshimi i locale.gen dhe knoppix-locales për të mundësuar gjenerimin korrekt të locale-s sq_AL

P.s. M.q.s. është akoma versioni alfa, nuk do të shpërndahet në mirrors ftp, prandaj kujdes me bandën :-)
Versioni i ardhshëm do të mund të shkarkohet nga site të ndryshëm, si dhe me anë të bittorrent, duke eleminuar në këtë menyrë problemet në lidhje me shpejtësinë e shkarkimit.
Kush nuk ka mundësi t'a shkarkojë, mund të kërkojë dërgimin e CD-së, duke përdorur një nga email-et tanë.

Argëtohuni :-)