You are here

Mandrake + Connectiva = Mandriva !

AlbLinux's picture

Një nga rezultatet e parë të dukshëm nga bashkimi i MandrakeSoft me Conectiva është zgjedhja e emrit të ri që do të prezantojë shoqërinë e re dhe prodhimet e saj në rang botëror: Mandriva.

MANDRIVA do të jetë emri i ri i shoqërisë, ndërsa për prodhimet do të përdoret emri Mandriva Linux

Arsyet për këto ndryshime janë sa në vazhdim:
1- Bashkimi i para pak kohëve i dy shoqërive të mësipërme krijoi nevojën e përdorimit të një emri të ri
2- Beteja e gjatë gjyqsore me shoqërinë Hearst në lidhje me stemën.

Rrjedhimisht, ndryshimi i emrit tashmë pasqyrohet edhe tek sitet internet të përdorur nga shoqëria:

www.mandriva.com për shoqërinë e re
www.mandrivalinux.com për komunitetin
www.mandrivastore.com për dyqanin online
www.mandrivaclub.com për përdoruesit e abonuar
www.mandrivaexpert.com për plataformën web të suportit.