You are here

Longhorn dhe prezantimi i parë

AlbLinux's picture

Versioni i ri i sistemit operativ të Microsoft, Windows "Longhorn", sapo ka "dështuar" provën e parë: gjatë demostrimit të këtij sistemi në WinHEC 2004, kur u provua nisja e lojës Quake, sistemi operativ pësoi një crash dhe monitori u bë i zi dhe nuk dha më shenjë jete.

Jim Allchin, nën-presidenti i Microsoft, u justifikua duke thënë që kompjuteri ishte shumë i ngadalshëm dhe që provat paraprake kishin dhënë rezultate pozitive... pa bindur plotësisht publikun që ishte duke ndjekur provën.